Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Medtronic Extended Bedienungsanleitung Seite 141

Infusionsset
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 10
me vendin brenda në kasën e kanjulës
derisa të puthitet në vend.
14. Mbushni kanjulën elastike me insulinë:
6 mm: 0,6 njësi (0,006 ml)
9 mm: 0,6 njësi (0,006 ml)
Asgjësoni pajisjen e vendosjes në koshin e duhur
të objekteve të mprehta, sipas ligjeve vendore.
Mbani kapakun e shkëputjes dhe kapakun e
bardhë për përdorim kur seti i infuzionit të jetë i
shkëputur.
Shkëputja nga vendi
1. Lani duart me ujë dhe sapun.
2. Me kujdes mbani të fiksuar me një gisht
kasën e kanjulës. Më pas (a) shtypni anët
e bashkuesit me vendin dhe (b) nxirrni
bashkuesin me vendin jashtë kasës së
kanjulës.
3. Vendosni kapakun e bardhë te bashkuesi me
vendin.
4. Vendosni kapakun e shkëputjes mbi kasën e
kanjulës. Më pas shtyni kapakun brenda në
kasën e kanjulës derisa të puthitet në vend.
Rilidhja në vend
1. Lani duart me ujë dhe sapun.
2. Me një gisht mbani me kujdes dhe të palëvizur
kasën e kanjulës. Më pas (a) shtypni anët e
kapakut të shkëputjes dhe (b) nxirrni kapakun
e shkëputjes nga kasa e kanjulës.
3. Hiqni kapakun e bardhë nga bashkuesi me
vendin (a) duke shtypur anët e bashkuesit
me vendin dhe më pas (b) duke tërhequr
kapakun e bardhë. Sigurohuni që të mos ketë
ajër në kateter. Nëse në kateter ka flluska
ajri: Mbushni kateterin me insulinë sipas
udhëzimeve të udhëzuesit të përdorimit të
pompës. Mos lini ajër në kateter.
4. Me një gisht mbani me kujdes dhe të palëvizur
kasën e kanjulës. Më pas, shtyni bashkuesin
me vendin brenda kasës së kanjulës derisa
të puthitet.
Ndërrimi i rezervuarit pa ndërrim
të setit
1. Lani duart me ujë dhe sapun.
2. Me një gisht mbani me kujdes dhe të palëvizur
kasën e kanjulës. Më pas (a) shtypni anët e
bashkuesit me vendin dhe (b) nxirreni jashtë
kasës së kanjulës.
3. Hiqni rezervuarin nga pompa, më pas (a) hiqni
bashkuesin e kateterit nga rezervuari duke e
rrotulluar bashkuesin në drejtim kundërorar.
Asgjësoni rezervuarin e përdorur në koshin
e duhur sipas ligjeve vendore. Mos e hidhni
kateterin. Vendoseni mbi një sipërfaqe të
pastër. Për udhëzime specifike për heqjen e
rezervuarit nga pompa referojuni udhëzuesit
të përdorimit të pompës. (b) Vendosni
bashkuesin e kateterit mbi rezervuarin e
sapombushur. Rrotulloni bashkuesin e
kateterit në drejtim orar derisa të puthitet në
vend.
Sigurohuni që të mos ketë lëng në
bashkuesin e kateterit ose mbi rezervuar.
Lëngu mund të bllokojë vrimat e ajrimit
dhe të shkaktojë qarkullim të pasaktë të
insulinës. Kjo mund të shkaktojë rritje
ose ulje të glukozës në gjak. Nëse ka
lëng, përdorni një set infuzioni të ri dhe
rezervuar të ri.
4. Futni rezervuarin në pompë. Sigurohuni që
të mos ketë ajër në kateter. Nëse në kateter
ka flluska ajri: Mbushni kateterin me insulinë
sipas udhëzimeve të udhëzuesit të përdorimit
të pompës. Mos lini ajër në kateter.
5. Me një gisht mbani me kujdes dhe të palëvizur
kasën e kanjulës. Më pas shtyni bashkuesin
me vendin brenda kasës së kanjulës derisa të
dëgjoni që puthitet.
Mos e mbushni kanjulën. Kur rilidhni
setin e infuzionit pas ndërrimit vetëm të
rezervuarit, mbushja e kanjulës mund të
shkaktojë dhënie të tepruar insuline, gjë që
mund të shkaktojë hipoglicemi.
Heqja e setit të infuzionit nga trupi
1. Lani duart me ujë dhe sapun.
2. Me një gisht mbani me kujdes dhe të palëvizur
kasën e kanjulës. Më pas (a) shtypni anët
e bashkuesit me vendin dhe (b) nxirrni
bashkuesin me vendin jashtë kasës së
kanjulës.
3. Hiqni rezervuarin nga pompa. Hiqni
bashkuesin e kateterit nga rezervuari duke e
rrotulluar bashkuesin në drejtim kundërorar.
Për udhëzime specifike për heqjen e
rezervuarit nga pompa referojuni udhëzuesit të
përdorimit të pompës.
4. Hiqni me kujdes ngjitësen rreth kasës së
kanjulës. Më pas tërhiqni kanulën elastike
nga lëkura.
137

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis