Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena ErgoJet 3000 Betriebsanleitung Seite 109

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für ErgoJet 3000:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 4
Parametrat maksimalë:
Kabllo me përmasa 1,00 mm
2
ErgoJet 3000 (EJ3000): 3000 W
ErgoJet 2500 (EJ2500): 2500 W
Kabllot e rrjetit dhe kabllot zgjatues i gjeni pranë qendrës suaj lokale të
aprovuar të shërbimit. Përdorni vetëm kabllo zgjatues të projektuar
veçanërisht për përdorim në mjedise të hapura.
Lidhja e njësisë [ Fig. O1 / O2 ]:
VINI RE! Për të shmangur dëmtimin e spinës, kablloja zgjatuese duhet të
futet në kapësen e kabllove
1. Si fillim formoni një nyjë me kabllon zgjatuese
kapësen e kabllove
dhe tërhiqni fort kabllon zgjatuese.
e
2. Lidhni spinën e njësisë me kabllon zgjatuese.
3. Lidhni kabllon zgjatuese në një prizë elektrike 230 V.
Ndezja e njësisë [ Fig. O3 ]:
Start:
v Lëvizni çelësin e ndezjes/fikjes
Njësia ndizet.
SHËNIM: Vetëm për ErgoJet 3000 (EJ 3000): Shpejtësia e motorit mund
të rritet ose të ulet duke përdorur butonin e ndryshimit të shpejtësisë
PARALAJMËRIM! Për të parandaluar dëme në njësi, përdoreni butonin
e ndryshimit të shpejtësisë vetëm në modalitetin fryrës. MOS u përpiqeni
të përdorni butonin e ndryshimit të shpejtësisë në modalitetin e thithjes.
Shpejtësitë e ulëta gjatë punës në modalitetin thithës bëjnë që mbetjet të
grumbullohen, të bllokojnë motorin dhe të dëmtojnë njësinë.
Stop:
v Lëvizni çelësin e ndezjes/fikjes
Njësia fiket.
Pozicionet e punës:
Modaliteti fryrës [ Fig. O4 ]:
Përdoreni njësinë tuaj si pajisje fryrëse për largimin e mbetjeve ose barërave
nga rrugët, trotuaret, oborret, etj. si dhe për të fryrë barin, kashtën ose
gjethet duke krijuar një pirg, ose për të hequr mbetjet nga qoshet, rreth
e përqark vendbashkimeve ose midis tullave.
Vetëm për ErgoJet 3000 (EJ 3000):
Përdoreni butonin e ndryshimit të shpejtësisë për të rritur ose zvogëluar
shpejtësinë e motorit gjatë fryrjes.
Drejtoheni rrymën e ajrit duke drejtuar tubin fryrës poshtë ose në anë.
Punoni gjithmonë larg objekteve të forta si rrugina, gurë të mëdhenj,
automjete dhe gardhe.
Pastrojini qoshet duke filluar nga qoshja me drejtim për nga jashtë. Kjo do
të ndihmojë të parandaloni grumbullimin e mbetjeve, të cilat mund t'ju
fluturojnë në fytyrë. Bëni kujdes kur punoni pranë bimëve. Forca e ajrit
mund të dëmtojë bimët delikate.
Modaliteti i thithjes [ Fig. O5 ]:
Përdoreni njësinë tuaj si pajisje thithëse për të mbledhur materiale të thata
si gjethet, barin, degëza dhe copëza letre.
Për rezultate më të mira gjatë procesin të thithjes, punoni me njësinë tuja
me shpejtësi të lartë.
Lëvizni lehtë prapa dhe para mbi material gjatë procesit të thithjes.
Shmangni sforcimin e njësisë në një grumbull mbetjesh, pasi kjo mund ta
bllokojë njësinë.
Mbajeni tubin thithës rreth një inch (2,5 cm) mbi tokë për rezultate më të mira.
PARALAJMËRIM! Nëse njësia bllokohet, ndalojeni njësinë
dhe hiqni nga priza kabllin zgjatues. Prisni derisa helika të
ketë ndaluar plotësisht së rrotulluari, e më pas hiqni tubat
thithës. Kontrolloni me kujdes zgavrën thithëse dhe pastrojeni
nga mbetjet që e bllokojnë.
Kjo do të reduktojë plagosjet e mundshme nga helika.
4. MAGAZINIMI
Heqja nga puna::
Magazinojeni njësinë të hequr nga priza dhe të paarritshme nga
fëmijët.
1. Ndalojeni njësinë dhe hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Lëreni motorin të ftohet para se ta magazinoni apo ta transportoni.
, mblidhni nyjën në
w
në pozicionin NDEZUR.
r
në pozicionin FIKUR.
r
3. Magazinojeni njësinë me gjithë mbrojtëset në vend. Vendoseni njësinë
në mënyrë të tillë që çdo objekt i mprehtë të mos mundë të shkaktojë
aksidentalisht plagosje.
Ruajtja gjatë dimrit:
Përgatiteni njësinë për magazinim në përfundim të sezonit ose nëse nuk
do ta përdorni për 30 ditë apo më shumë.
Nëse pajisja juaj fryrëse do të magazinohet për një kohë të gjatë:
1. Ndalojeni njësinë dhe hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Pastroni gjithë njësinë para magazinimit për kohë të gjatë.
3. Hapni kapakun e folesë dhe pastroni çdo papastërti, barëra ose mbetje
që janë grumbulluar. Kontrollojeni thithësin dhe gjithë tubat. Mbylleni
dhe sigurohuni që kapaku të jetë mbërthyer.
4. Përdorni një leckë të butë për të pastruar vrimat e ajrit dhe folenë
e hyrjes së mbetjeve. Mos përdorni ujë.
5. Magazinojeni njësinë dhe kabllin zgjatues mundësisht në një vend të
ajrosur mirë dhe të mbuluar, për të parandaluar grumbullimin e pluhurit
dhe papastërtive. Mos e mbuloni me plastikë. Plastika nuk ka frymëmarrje
dhe mund të shkaktojë kondensim dhe ndryshkje a gërryerje të
mundshme.
6. Kontrollojeni gjithë njësinë nëse ka vida të liruara. Zëvendësoni çdo
pjesë të dëmtuar, të konsumuar ose të thyer.
.
t
7. Hiqni tubin (tubat) për magazinim më të lehtë.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU / S.I. 2013 No. 3113)
Produkti nuk lejohet të asgjësohet me mbetjet normale të
shtëpisë. Ai duhet të asgjësohet në përputhje me rregulloret
lokale të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
v Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj vendore të grumbullimit
dhe riciklimit.
5. MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM! Ndalojeni njësinë dhe shkëputni kabllin
zgjatues para se të bëni rregullime, të ndryshoni aksesorët
ose të kryeni punime mirëmbajtjeje.
Këto masa sigurie parandaluese reduktojnë rrezikun e ndezjes aksidentale
të veglës me korrent.
PËRPARA ÇDO PËRDORIMI
Kontrolloni nëse ka vida ose pjesë të liruara:
Shtrëngoni gjithë dadot, bulonat dhe vidat për t'u siguruar që produkti po
punon në kushte të sigurta pune. Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë
montuar mirë.
• Kapaku i folesë
• Tubi fryrës
• Tubat thithës
• Qeska e mbetjeve
Kontrolloni nëse ka pjesë të dëmtuara ose të konsumuara:
Kontaktoni qendrën tuaj të autorizuar të shërbimit për të zëvendësuar
pjesët e dëmtuara apo të konsumuara.
• Çelësi ON/OFF (ndezur/fikur) – Sigurohuni që çelësi funksionin mirë
duke e lëvizur atë në pozicionin OFF. Sigurohuni që motori ndalon;
më pas rindizni motorin dhe vazhdonin.
• Kapaku i folesë – Mos vazhdoni ta përdorni njësinë nëse kapaku
i njësisë nuk mbërthehet mirë ose nëse është i dëmtuar.
PAS ÇDO PËRDORIMI
Kontrolloni dhe pastroni njësinë dhe etiketat:
RREZIK!
Goditja elektrike!
Asnjëherë mos i pastroni të çarat e mekanizmit ajrosës me
një objekt metali.
• Pas çdo përdorimi, kontrollojeni gjithë njësinë nëse ka pjesë të liruara
apo të dëmtuara. Pastrojeni njësinë me një leckë të njomë.
• Fshijeni njësinë me një leckë të thatë.
Pastroni qeskën e mbetjeve:
E RËNDËSISHME!
QESKA E MBETJEVE DUHET TË ZBRAZET SIÇ DUHET.
109

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Ergojet 2500Ej3000Ej250093329334

Inhaltsverzeichnis