Udhëzues gatimi
Mikrovalët
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr dhe thithur nga uji,
yndyra dhe sheqeri. Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e
shpejtë e këtyre molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan ushqimin.
Gatimi
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase. Mikrovalët reflektohen
nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato depërtojnë në materialet prej qeramike,
qelqi, porcelani dhe plastike si dhe në materialet prej letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet
gatuar kurrë në enë metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë, përfshirë perimet
e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku dhe mishi. Salcat, krem karamele,
budingu me avull, konservat dhe salcat çatni mund të gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë.
Përgjithësisht, gatimi me mikrovalë është ideal për ushqimet që normalisht mund të përgatiten
te pllaka e sobës. Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës (shikoni kapitullin me këshilla,
teknika dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën e avullit dhe
kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet në mënyra të ndryshme: p.sh. me
pjatë qeramike, me kapak plastik ose me qese plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e rëndësishme për të lejuar që
temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda ushqimit.
26 Shqip
MG22M8274A_E2_DE68-04704Q_SQ.indd 26
MG22M8274A_E2_DE68-04704Q_SQ.indd 26
Udhëzues gatimi për perimet e ngrira
Përdorni një tas të përshtatshëm qelqi pireks me kapak. Gatuajeni të mbuluar për kohën minimale
- shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin e dëshiruar. Trazojeni dy herë gjatë
gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza ose gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë
kohës së qëndrimit në furrë.
Ushqimi
Madhësia e racionit
Spinaq
150 g
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.
Brokoli
300 g
Udhëzimet
Shtoni 30 ml (2 lugë gjelle) ujë të ftohtë. Lëreni për 2-3 minuta.
Bizele
300 g
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.
Barbunja
300 g
Udhëzimet
Shtoni 30 ml (2 lugë gjelle) ujë të ftohtë. Lëreni për 2-3 minuta.
Perime të përziera
300 g
(karota/bizele/misër)
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.
Perime të përziera
300 g
(stili kinez)
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle). Lëreni për 2-3 minuta.
Fuqia
Koha (min.)
600 W
4½-5½
600 W
9-10
600 W
7½-8½
600 W
8-9
600 W
7½-8½
600 W
8-9
11/3/2022 5:41:38 PM
11/3/2022 5:41:38 PM