6. KONTROLLI PËRFUNDIMTAR DHE KRYERJA E PROVËS
6.1 LISTA E KONTROLLEVE PËRFUNDIMTARE
Për të përfunduar instalimin, kryeni kontrollet e mëposhtme përpara kryerjes së provës.
Kontrolloni qëndrueshmërinë e vendit të instalimit për anët e brendshme dhe të jashtme. Konfirmoni që nuk ka
bllokim të daljes së ajrit apo rikthim të ajrit në njësi.
Kontrolloni fortësisë e lidhjes së tubave ftohës. Konfirmoni që nuk ka rrjedhje
Kontrolloni nëse lidhjet elektrike janë kryer saktë dhe nëse njësia ka lidhje tokëzimi
Kontrolloni gjatësinë e përgjithshme të tubave dhe regjistroni vëllimin e agjentit ftohës shtesë të ngarkuar
Burimi i energjisë duhet të përputhet me tensionin nominal të kondicionerit
Kontrolloni izolimin e tubit
Kontrolloni shkarkimin
6.2 PËRDORIMI MANUAL
Përdorimi manual mund të bëhet duke shtypur butonin manual
Shtypni vazhdimisht butonin manual për të ndryshuar modalitetet si vijon:
Një herë = modaliteti "AUTO (Automatik)" [ngrohje, ftohje ose ventilator, në 24°C dhe shpejtësi automatike
ventilatori.
Dy herë = modaliteti "COOLING (Ftohje)" [kaloni në modalitetin "AUTO (Automatik)" pas 30 minutave
(përdoret kryesisht për qëllime testimi)]
Tri herë = FIKJE
6.3 KRYERJA E PROVËS
Caktojeni kondicionerin në modalitetin "COOLING (Ftohje)" me anë të telekomandës (ose me butonin manual)
dhe kontrolloni gjendjen e funksionimit të njësisë së brendshme dhe njësisë së jashtme. Në rast keqfunksionimi,
zgjidheni duke vepruar në përputhje me kapitullin "Zgjidhja e problemeve" te "Manuali i shërbimit".
Njësia e brendshme
Nëse punojnë mirë butonat (si "ON/OFF (Ndezje/Fikje)", "MODE (Modaliteti)", "TEMPERATURE
(Temperatura)", "FAN SPEED (Shpejtësia e ventilatorit)" etj.) në telekomandë.
Nëse grila e ajrimit lëviz normalisht.
Nëse temperatura e dhomës është rregulluar siç duhet.
Nëse dritat treguese në panelin e ekranit janë normale.
Nëse butoni "manual" punon mirë.
Nëse shkarkimi është normal.
Nëse ka dridhje apo zhurmë jonormale gjatë funksionimit.
Nëse njësia e brendshme punon mirë në modalitetin e ftohjes ose të ngrohjes.
Njësia e jashtme
Nëse ka dridhje apo zhurmë jonormale gjatë funksionimit.
Nëse qarkullimi i ajrit, zhurma ose uji i kondensuar të krijuara nga kondicioneri shqetësojnë fqinjët tuaj.
Nëse ka rrjedhje të agjentit ftohës.
KUJDES
Gjatë rindezjes së njësisë, funksionimi i kompresorit do të vonohet me 3 minuta për mbrojtjen e tij.
15
Butoni manual