4. INSTALIMI I TUBAVE FTOHËS
KUJDES
Kontrolloni nëse diferenca e lartësisë midis njësisë së brendshme dhe njësisë së jashtme dhe gjatësia e
plotë e tubit ftohës përmbushin kërkesat e sistemit.
Instalimi i tubave ftohës bëhet pas instalimit të njësisë së brendshme dhe njësisë së jashtme. Fillimisht
lidheni tubin në anën e brendshme dhe më pas në atë të jashtme.
Gjatë instalimit, mbajini gjithmonë të izoluara pjesët fundore të tubave duke vendosur kapak ose shirit izolimi
dhe MOS i hiqni derisa të jeni gati për lidhjen e tyre.
Sigurohuni të izoloni të gjithë tubat në vend në të gjithë gjatësinë e tyre deri te bashkimi i tyre brenda njësisë.
Tubat e ekspozuar mund të shkaktojnë kondensim ose djegie nëse i prekni.
Kur njësia e jashtme është e vendosur në pozicionin e sipërm dhe diferenca e nivelit është mbi 10 m,
rekomandohet vendosja e një bërryli për kthimin e vajit çdo 5~8 m në tubin e gazit. Rrezja e bërrylit për
kthimin e vajit duhet të jetë mbi 10 cm.
4.1 ZGJERIMI I TUBAVE
SHËNIM
Mjetet e nevojshme për zgjerimin e tubave janë
prerësi i tubave, alezatori, pajisja zgjeruese dhe
mbajtësi i tubave.
4.1.1 Përdorni një prerës tubash për prerjen e tubit në
gjatësinë e kërkuar. Sigurohuni që skaji i prerë të
formojë kënd 90° me pjesën anësore të tubit.
E pjerrët
4.1.2 Përdorni një alezator për heqjen e ciflave, duke e
mbajtur sipërfaqen e prerë të drejtuar poshtë për
të parandaluar futjen e tyre në tub.
4.1.3 Bëni zgjerimin e tubit duke përdorur pajisjet
zgjeruese si vijon.
A (mm)
Diametri i jashtëm
Maks.
Ø6,35 mm
8,7
Ø9,52 mm
12,4
Ø12,7 mm
15,8
Ø15,88 mm
19,0
Ø19,05 mm
23,3
4.1.4 Kontrolloni nëse zgjerimi është kryer siç duhet.
Shihni shembullin e tubave të zgjeruar në mënyrë
të pasaktë si më poshtë.
I pjerrët
Sipërfaqe e dëmtuar
KUJDES
Nëse do të nevojitet kallajisje, kryeni shkrirje me fryrje me gaz azoti.
Rrotullimi i pasaktë do të shkaktojë dëmtim të zgjerimit ose rrjedhje gazi.
11
E valëzuar
E cifluar
Min.
8,3
12,0
15,4
18,6
22,9
I plasaritur Trashësi jo e njëtrajtshme
4.2 INSTALIMI I TUBAVE
4.2.1 Bashkërendisni qendrën për shtrëngimin e dados
konike dhe përfundojeni lidhjen duke përdorur dy
çelësa.
Dadoja konike
Çelësi
Çelësi rrotullues
Madhësia e tubave
Ø6,35 mm
Ø9,52 mm
Ø12,7 mm
Ø15,88 mm
Ø19,05 mm
4.2.2 Zgjidhni materialin e duhur izolues për tubin e
agjentit ftohës. (Min. 10 mm, shkumë izolimi
termik C)
Përdorni tuba të veçantë izolimi termik për tubat për
gaze dhe për lëngje.
Trashësia e dhënë më sipër është standarde për
temperaturë të brendshme 27°C dhe lagështi 80%.
Përforcojeni izolimin nëse instalimi kryhet në kushte
të pafavorshme, si p.sh. pranë banjave, kuzhinave
dhe vendeve të tjera të ngjashme.
Izolimi duhet të jetë i tillë që t'i rezistojë
temperaturave më larta se 120°C.
Për të parandaluar futjen e lagështisë, përdorni
ngjitës në pjesët e lidhjes së izolimit.
Riparoni dhe mbuloni të gjitha plasaritjet e
mundshme të izolimit, veçanërisht kontrolloni pjesën
e përkulur ose mbajtësen e tubave.
Momenti i rrotullimit
18 ~ 20 N.m
25 ~ 26 N.m
35 ~ 36 N.m
45 ~ 47 N.m
65 ~ 67 N.m