5. INSTALIMET ELEKTRIKE
KUJDES
Të gjitha lidhjet elektrike duhet të kryhen nga instalues të kualifikuar dhe të gjitha instalimet elektrike duhet të
kryhen sipas skemës së lidhjeve elektrike.
Përpara çfarëdo lidhjeje tjetër elektrike, kryeni lidhjen e tokëzimit.
Përpara kryerjes së instalimeve elektrike duhet të shkëputni të gjitha burimet e energjisë dhe të mos i lidhni
derisa të siguroheni që i keni kontrolluar të gjitha instalimet për sigurinë.
Duhet të instalohet një çelës kryesor dhe një automat ose siguresë; kapaciteti duhet të jetë mbi 1,5 herë më i
madh se rryma maksimale në qark.
Duhet të vihet në dispozicion një qark për degën individuale dhe një fole teke për përdorim vetëm për këtë
pajisje.
Prerja tërthore e telave varet nga rryma nominale, si dhe nga kodi kombëtar, qendror dhe vendor për
instalimet elektrike. Për kërkesa të posaçme, shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe Kodin Kombëtar Elektrik.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, për të shmangur rreziqet, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi,
agjenti i shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
Njësia duhet të lidhet me burimin kryesor të energjisë me anë të një automati ose çelësi me shkëputje
kontakti prej të paktën 3 mm në të gjitha polet. Këshillohet instalimi i një pajisjeje me rrymë të mbetur (RCD)
dhe rrymë të mbetur nominale pune që nuk i tejkalon 30 mA.
Kjo pajisje ka lidhje tokëzimi vetëm për qëllime funksionale.
Rryma nominale e secilit model
Modeli
9K/12K
18K
24K
VINI RE:
1. Të gjithë telat elektrikë duhet të kenë madhësitë e specifikuara në kodin kombëtar, qendror dhe vendor të
instalimeve elektrike. Shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe Kodin Kombëtar Elektrik për kërkesa të posaçme.
2. Kordoni elektrik i njësisë së jashtme dhe kablloja ndërlidhëse duhet të jenë të llojit H07RN-F.
3. Rryma nominale e pajisjes tregohet në pllakën e specifikimeve.
Diagrami i lidhjeve
Modeli
9K
12K
18K
24K
13
Rryma nominale (A)
Parametrat e siguresës (A)
9.5/10.0
11.5/12.0
16.0/18.0
Kordoni elektrik
GND
Njësia e brendshme
Me njësinë e jashtme
Me njësinë e jashtme
Kordoni elektrik
(me prerje tërthore min.)
16
3*1,5 mm
2
20
3*1,5 mm
2
30
3*2,5 mm
2
Kablloja lidhëse
GND
Njësia e jashtme
Me njësinë e brendshme
Me njësinë e brendshme Furnizimi me energji
Kablloja lidhëse
(me prerje tërthore min.)
5*1,5 mm
2
5*1,5 mm
2
5*2,5 mm
2
Furnizimi me energji