Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Skanoni Duke Sintonizuar Am/Fm - Makita MR002G Betriebsanleitung

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MR002G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 83
Përdorimi i përshtatësit të dhënë të
rrymës AC
Hiqni mbrojtësen prej gome dhe futeni fishën e
përshtatësit në folenë DC në anën e djathtë të radios.
Futeni përshtatësin në një dalje standarde prize.
Sa herë që përdoret përshtatësi, paketa e baterisë
shkëputet automatikisht.
KUJDES:
● Gjithmonë shkëputeni plotësisht përshtatësin
e rrymës përpara se të lëvizni radion. Nëse
përshtatësi AC nuk është hequr, mund të
shkaktojë goditje elektrike.
● Asnjëherë mos tërhiqni dhe/ose zvarrisni
kordonin e përshtatësit. Në të kundërt, radioja
mund të bjerë aksidentalisht, duke ju lënduar juve
ose personin pranë jush.
E RËNDËSISHME:
● Përshtatësi i rrymës përdoret si mjeti i lidhjes së
radios me furnizimin me rrymë. Priza e rrymës e
përdorur për radion duhet të mbetet e aksesueshme
gjatë përdorimit normal.
● Për ta shkëputur radion, përshtatësi i rrymës duhet të
hiqet krejtësisht nga priza e rrjetit.
● Përdorini vetëm përshtatësin e rrymës AC që keni
marrë me produktin ose të specifikuar nga Makita.
● Mos e mbani kabllon e furnizimit me energji dhe
spinën me gojë. Duke vepruar kështu mund të
shkaktoni goditje elektrike.
● Mos e prekni prizën e rrymës me duar të lagura ose
me yndyrë.
● Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë
rrezikun e goditjes elektrike. Nëse kordoni është i
dëmtuar, kërkoni që ta zëvendësojë atë qendra jonë
e autorizuar e shërbimit për të shmangur ndonjë
rrezik ndaj sigurisë. Mos e përdorni atë para riparimit.
● Pas përdorimit, gjithmonë ruajeni përshtatësin e
rrymës AC në një vend ku nuk arrihet nga fëmijët.
Nëse fëmijët luajnë me kordonin, ata mund të
lëndohen.
Shënim:
Kur radioja në bandën AM krijon interferencë me
përshtatësin, ju lutemi lëvizeni radion më shumë se
30cm larg nga përshtatësi i rrymës AC.
Karikimi me portën USB të furnizimit
me energji
Në pjesën e përparme të radios ndodhet porta USB.
Pajisjen USB mund ta karikoni përmes portës USB.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Pajisjen USB, si p.sh. celularin, lidheni me kabllo
USB që mund t'i gjeni në treg.
3. Pavarësisht nëse radioja është e furnizuar me AC
ose me bateri, radioja mund ta karikojë pajisjen USB
kur radioja është e ndezur dhe në regjimin e radios
FM ose në regjimin BT, ose në regjimin AUX, që
shfaqet kur lidhet një burim i jashtëm audio.
Shënim:
● Pajisjet USB nuk mund t'i karikoni gjatë regjimit AM
sepse marrja e sinjalit të radios bëhet shumë e dobët
gjatë karikimit të pajisjes USB.
● Volumi maksimal i altoplarlantit do të ulet kur USB-ja
është në karikim.
● Foleja e USB-së mund të ofrojë maksimumi 5V/2,4A
rrymë elektrike.
E RËNDËSISHME:
● Përpara se të lidhni pajisjen USB me karikuesin,
gjithmonë rezervoni të dhënat tuaja në pajisjen USB.
Ndryshe, të dhënat ka mundësi të humbasin.
● Karikuesi mund të mos i furnizojë me rrymë disa
pajisje USB.
● Kur nuk e përdorni apo pas karikimit, hiqeni kabllon e
USB-së dhe mbyllni kapakun.
● Mos e lidhni burimin e rrymës me portën e USB-
së. Ndryshe, ka rrezik zjarri. Porta e USB-së është
prodhuar për t'u përdorur vetëm për karikimin e
pajisjeve me tension të ulët. Gjithmonë vendoseni
kapakun në portën e USB-së kur nuk karikoni pajisje
me tension të ulët.
● Mos fusni brenda portës së furnizimit të USB-së me
energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe, qarku i shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
● Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
PËR TË DËGJUAR RADION

Skanoni duke sintonizuar AM/FM

Shënim:
Antena FM është e integruar te doreza. Kur përdorni
radion, ju lutemi drejtojeni dorezën mirë mbi radio për
të marrë sinjal më të mirë. Për bandën AM, rrotullojeni
radion për të marrë sinjalin më të mirë sepse antena AM
është e integruar në radio.
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Shtypni butonin e Band për të zgjedhur regjimin e
radios AM ose FM.
3. Shtyni dhe mbani shtypur çelësin e kontrollit të
sintonizimit për të kryer një sintonizim automatik.
Radioja do të skanojë lart bandën AM/FM nga
frekuenca e shfaqur aktualisht dhe do të ndalojë
skanimin automatikisht kur të gjejë një stacion me
fuqi të mjaftueshme.
4. Pas pak sekondash, ekrani do të përditësohet. Ekrani
do të shfaqë frekuencën e tingullit të gjetur.
5. Për të gjetur një stacion tjetër, shtypni dhe mbani
shtypur çelësin e kontrollit të sintonizuesit si më parë.
111 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis