PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi për ruajtjen e manualit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja këndore e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(e) Përforcuesi
(f)
Mbrojtësja nga goditjet
(g) Unaza e rripit grupi 1
(h) Unaza e rripit të prehrit, grupi 2/3
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen (b) me përforcuesin (e) duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (b) paloset përpara. Vendoseni
mbrojtësen nga goditjet (f) mbi përforcues (e). Kapeni L.S.P. (j) te vendi i
shënuar anash sexholinos. Shtyjeni derisa të klikojë te vendet në automjet.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIX-Connect të tërhequr (k) mund të
përdoret në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre
pika, të cilët janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX (k). Prandaj, ISOFIX-Connect
mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën e
bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Mund ta merrni versionin më të fundit nga www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect (l) poshtë përforcuesit (e)
dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) 180° në mënyrë që të
jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (o).
(i)
Unaza e rripit të supeve
(j)
Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(k) Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(l)
Rregullimi i ISOFIX-Connect
Doreza
(m) Butoni i lëshimit ISOFIX-Connect
(n) Treguesi i sigurisë ISOFIX-
Connect
(o) Pikat e kapjes ISOFIX
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (k) në pikat e kapjes ISOFIX (o) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI.
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX-Connect (l) dhe shtyjeni sexholinon
kundrejt sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (b) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (o). Treguesit jeshil të sigurisë (n) duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet
poshtë sexholinos.
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin, e cila rrit
sigurinë për fëmijën tuaj. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin
me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
Nëse "Mbrojtësja lineare për goditjet anësore" (L.S.P.) pengohet nga dera
e automjetit ose nëse ngushton hapësirën e sediljes së pasagjerit, mund
ta shkëputni duke e shtypur pjesën e sipërme dhe të poshtme të elementit
dhe duke e tërhequr për ta nxjerrë nga vendi. Për ta vendosur përsëri
L.S.P. në sexholino, kapeni te vendi i shënuar anash sexholinos dhe
shtyjeni derisa të klikojë.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) në të dyja anët duke i shtyrë
butonat e lëshimit (m) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (o).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt
të instalimit.
SQ
91