1 Siguria
1.1 Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm
ose jo sipas destinimit mund
të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose
palëve të treta, ose dëmtim të
produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Ky produkt
– duhet të përdoret vetëm për
ngrohjen e ujit të pijshëm.
– është i përshtatshëm vetëm
për konsum shtëpiak brenda
dhomave të mbyllura dhe pa
ngricë.
– nuk është i përshtatshëm për
t'u përdorur në tubacione të
qarkullimit të ujit.
Përdorimi sipas destinimit
përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve
të bashkangjitura të
përdorimit, instalimit dhe
mirëmbajtjes të produktit si
dhe komponentëve të tjerë të
pajisjes
– instalimin dhe montimin sipas
lejës së produktit dhe sistemit
– respektimi i gjithë kushteve
të inspektimeve dhe të
mirëmbajtjes siç përshkruhet
në manual.
0020288451_00 electronicVED Udhëzuesi i instalimit
Përdorimi i parashikuar përfshin
gjithashtu edhe instalimin sipas
kodit.
Një përdorim ndryshe nga
ai i përshkruar në manualin
bashkëngjitur ose një përdorim
jashtë destinimit që pëshkruhet,
vlen si përdorim jo sipas
destinimit. Përdorimi jo sipas
destinimit është edhe çdo
përdorim komercial dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i
ndaluar.
1.2 Udhëzime të përgjithshme
për sigurinë
1.2.1 Rrezik nga kushtet e
pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet
të kryhen vetëm nga teknikët
profesionistë, të specializuar
për këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes
aktuale teknike.
Siguria 1
165