Shkrirja manuale
Mikrovalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të shkrirë ushqimin e ngrirë. Mikrovalët shkrijnë butësisht
ushqimin e ngrirë për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo mund të jetë me mjaft avantazh, nëse papritur
ju vijnë miq.
Pula e ngrirë duhet të shkrijë plotësisht para se të gatuhet. Hiqni lidhëset metalike dhe nxirreni nga
paketimi për të lejuar kullimin e lëngut të shkrirë.
Vendoseni ushqimin e ngrirë në një enë pa kapak. Kthejeni përgjysmë nga ana tjetër, kulloni lëngun
dhe hiqini të brendshmet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kontrollojeni ushqimin herë pas here për t'u siguruar që nuk është i ngrohtë.
Nëse pjesët më të vogla dhe më të holla të ushqimit të ngrirë fillojnë të ngrohen, mund të mbulohen
duke i mbështjellë me rripa të hollë letre alumini, gjatë shkrirjes.
Nëse pula fillon të ngrohet në pjesën e jashtme, ndërpriteni shkrirjen dhe lëreni të qëndrojë për
20 minuta para sa të vazhdoni.
Lëreni peshkun, mishin dhe pulën të qëndrojë, në mënyrë që të kryhet shkrirja. Koha e qëndrimit
për shkrirje të plotë do të ndryshojë në varësi të sasisë së shkrirë. Ju lutemi, referojuni tabelës së
mëposhtme.
Sugjerim: Ushqimi me trashësi të vogël shkrin më mirë se ai me trashësi të madhe dhe sasitë e vogla
të ushqimit kërkojnë më pak kohë se sasitë e mëdha. Mbajeni mend këtë informacion kur të
ngrini dhe kur të shkrini ushqimin.
Për shkrirjen e ushqimit të ngrirë në temperaturë prej rreth -18 deri në -20 °C, përdorni tabelën e
mëposhtme si udhëzues.
Ushqimi
Madhësia e racionit
Mish
Mish viçi i grirë
250 g
500 g
Biftekë derri
250 g
Udhëzimet
Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojini anët më
të holla me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e
kohës së shkrirjes! Lëreni për 5-25 minuta.
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 33
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 33
Fuqia
Koha (min.)
180 W
6½-7½
10-12
180 W
7½-8½
Ushqimi
Madhësia e racionit
Pulë
Copa mishi pule
500 g (2 copa)
E gjithë pula
900 g
Udhëzimet
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës, fillimisht me pjesën e lëkurës
poshtë, të gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë, në një pjatë
të sheshtë prej qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë krahët dhe pjesët
fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e
kohës së shkrirjes! Lëreni për 15-40 minuta.
Peshk
Fileta peshku
250 g (2 copa)
400 g (4 copa)
Udhëzimet
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një pjate të sheshtë prej qeramike.
Vendosini pjesët më të holla poshtë pjesëve më të trasha. Mbulojini pjesët e
ngushta fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 5-15 minuta.
Frutat
Fruta pylli
250 g
Udhëzimet
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të sheshtë dhe të rrumbullakët (me
diametër të madh). Lëreni për 5-10 minuta.
Bukë
Panine (Secila
2 copë
afërsisht 50 g)
4 copë
Tost/sanduiç
250 g
Bukë gjermane (miell
500 g
gruri + thekre)
Udhëzimet
Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën në drejtim horizontal mbi një
letër kuzhine në mes të pjatës rrotulluese. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 5-20 minuta.
Fuqia
Koha (min.)
180 W
14½-15½
180 W
28-30
180 W
6-7
12-13
180 W
6-7
180 W
½-1
2-2½
180 W
4½-5
180 W
8-10
Shqip 33
5/18/2022 3:51:25 PM
5/18/2022 3:51:25 PM