Udhëzimet e sigurisë
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur
pajisja është vënë në punë.
Sipërfaqet mund të nxehen gjatë përdorimit.
Pajisjet nuk janë menduar të përdoren me kohëmatës të jashtëm
ose me sistem të veçuar telekomandimi.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe
nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore të reduktuara,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje
ose nëse janë udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të
pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të bëhen nga fëmijët përveç nëse janë 8 vjeç e lart dhe të
mbikëqyrur.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
6 Shqip
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 6
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 6
Siguria e përgjithshme
Modifikimet ose riparimet e mundshme duhen kryer vetëm nga personeli i kualifikuar.
Mos e ngrohni ushqimin ose lëngjet në enë për funksionin me mikrovalë.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool apo pastrues me avull ose me presion për të pastruar pajisjen.
Mos e instaloni furrën: pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme; vendeve me lagështi, vajra,
pluhur apo të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit ose ndaj ujit; ose ku mund të rrjedhë gaz; ose në
sipërfaqe të paniveluara mirë.
Kjo furrë duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me kodet vendase dhe kombëtare.
Përdorni rregullisht një copë të thatë për të hequr substancat e huaja nga skajet dhe kontaktet e spinës.
Mos e tërhiqni, mos e përkulni fort, ose mos vendosni objekte të rënda mbi kordon.
Nëse ka rrjedhje gazi (propan, LP etj.) ajroseni menjëherë. Mos e prekni kordonin elektrik.
Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Kur furra është në punë, mos e fikni duke hequr kordonin elektrik.
Mos futni gishtat në substanca të huaja. Nëse hyjnë substanca të huaja në furrë, hiqeni nga priza dhe
kontaktoni pikën lokale të shërbimit "Samsung".
Mos ushtroni shumë presion ose goditje mbi pajisje.
Mos e vendosni furrën mbi objekte të brishta.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe korrenti të përkojnë me specifikimet e produktit.
Futeni mirë në prizë spinën e korrentit. Mos përdorni shumë përshtatës spinash, kordonë zgjatues apo
ushqyes.
Mos e varni kordonin elektrik në objekte metalike. Sigurohuni që kordoni të jetë midis objekteve ose
prapa furrës.
Mos përdorni spina, kordonë apo priza të dëmtuara. Për spina ose kordonë të dëmtuar kontaktoni një
pikë lokale shërbimi "Samsung".
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e alkoolit mund të bien në kontakt
me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes kur ngrohni ushqime ose pije që përmbajnë alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni derën, mbajini fëmijët
larg.
5/18/2022 3:51:15 PM
5/18/2022 3:51:15 PM