VËREJTJE
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe
më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike,
ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës,
gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse
janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt
dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.
Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë
fëmijët pa mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si
dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i
aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të
bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me
presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa
(10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e
presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë
nominal.
Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për
atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim
teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.
Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht
duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të
vërtetohet se valvuli sigurues nuk është I bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të
montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin
e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të
mbushet fillimisht me ujë!
Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i
mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së
termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta
arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së
instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh
se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të
34