Shqip
112
Paralajmërimet për të evituar kontaminimin dhe për të garantuar
higjienën:
-
Për arsye higjienike, pompa e gjirit synohet vetëm për përdorim të
përsëritur nga një përdorues i vetëm.
-
Pastrojini e dezinfektojini të gjitha pjesët përpara përdorimit të parë dhe
pas çdo përdorimi.
-
Mos përdorni solucione antibakteriale apo abrazive për pastrimin e pjesëve
të pompës së gjirit, pasi mund ta dëmtoni.
-
Lajini mirë duart me ujë e sapun përpara se të prekni pjesët e pompës së
gjirit dhe vetë gjinjtë, për të parandaluar kontaminimin. Evitoni prekjen e
pjesës së brendshme të enëve apo të kapakëve.
Paralajmërimet për të evituar problemet me gjirin dhe thimthat, përfshirë
dhimbjen:
-
Lëshojeni gjithnjë dorezën përpara se ta hiqni trupin e pompës nga gjiri,
për të çliruar vakuumin.
-
Nëse vakuumi është jokomod apo ju shkakton dhimbje, ndaloni pompimin
dhe hiqeni pompën nga gjiri.
-
Mos pomponi më shumë se pesë minuta çdo herë, nëse nuk ia dilni të
shtrydhni qumësht nga gjiri. Provoni të shtrydhni qumështin në një kohë
tjetër gjatë ditës.
-
Nëse procesi bëhet tejet jokomod apo i dhimbshëm, ndërpriteni
përdorimin e pompës dhe konsultohuni me mjekun.
-
Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë të rekomanduara nga Philips Avent.
-
Nuk lejohet modifikimi i pompës së gjirit.
Paralajmërim: Nëse jeni infektuar me virusin e imunodeficiencës humane
(HIV), hepatit B ose C, përdorimi i pompës së gjirit nuk e zvogëlon apo largon
rrezikun e transmetimit të virusit te foshnja juaj nëpërmjet qumështit të gjirit.
Kujdes
Paralajmërim për të parandaluar dëmtimin dhe keqfunksionimin e
pompës së gjirit:
-
Mbajini pjesët larg sipërfaqeve të nxehta për të evituar deformimin e tyre.
Përgatitja për përdorim
Çmontoni, pastroni dhe dezinfektoni të gjitha pjesët e pompës së gjirit përpara
se ta përdorni atë për herë të parë, si dhe pas çdo përdorimi.
Kujdes: Bëni kujdes kur hiqni dhe pastroni valvulën e bardhë. Mos fusni
sende në valvulën e bardhë, pasi mund ta dëmtoni.