Vajosja
► Fig.4
Për të siguruar performancë maksimale, instaloni grup
ajri (vajosës, rregullator, filtër ajri) sa më pranë veglës.
Rregullojeni vajosësin në mënyrë të atillë që të lëshojë
një pikë vaji për çdo 30 gozhda.
Kur nuk përdoret grup ajri, vajoseni veglën me vajin
e veglës pneumatike duke lëshuar 2 (dy) ose 3 (tre)
pika në pajisjen e ajrit. Kjo duhet bërë përpara dhe pas
përdorimit.
Për t'u vajosur siç duhet, vegla duhet të shkrepet dy-tri
herë derisa të hyjë vaji i veglës pneumatike.
► Fig.5: 1. Vaji i veglës pneumatike
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Përpara se të rregulloni ose të
kontrolloni funksionin në vegël, gjithmonë ktheni
në vend këmbëzën dhe shkëputni tubin e ajrit nga
vegla.
Rregullimi i thellësisë së gozhdimit
KUJDES:
Lirojeni gjithmonë këmbëzën dhe
shkëputni tubin përpara se të rregulloni thellësinë
e gozhdimit.
► Fig.6: 1. Rregulluesi
Për të rregulluar thellësinë e gozhdimit, rrotulloni
rregulluesin.
Thellësia e gozhdimit është më e thella kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin A të treguar në figurë.
Ajo do të bëhet më e cekët ndërsa rregulluesi rrotullohet
në drejtimin B.
Nëse gozhdët nuk mund të hyjnë aq thellë sa kërkohet
edhe kur rregulluesi rrotullohet plotësisht në drejtimin A,
shtoni presionin e ajrit.
Nëse gozhdët ngulen shumë thellë edhe kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin B, ulni presionin e ajrit.
Përgjithësisht, jetëgjatësia e shërbimit do të jetë më e
madhe nëse vegla përdoret me presion më të ulët të
ajrit dhe nëse rregulluesi vendoset në thellësi më të
thellë të nguljes së gozhdëve.
Grepi
KUJDES:
Lirojeni gjithmonë këmbëzën
dhe shkëputni tubin përpara se të ndryshoni
pozicionin e grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
KUJDES:
Mos e varni grepin nga rripi i
mesit. Nëse gozhduesi bie aksidentalisht, kjo mund
të rezultojë në shkrepje aksidentale dhe lëndime
personale.
► Fig.7
► Fig.8: 1. Grepi 2. Buloni hekzagonal 3. Vrima
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Për të ndryshuar pozicionin e grepit, hiqni bulonin
me kokë hekzagonale dhe ndryshoni drejtimin e
grepit. Grepi ka dy vrima. Zgjidhni vrimën në varësi të
gjerësisë së preferuar të grepit.
Përshtatësi i hundëzës
Për të mos lejuar që sipërfaqja e materialit të punës
të gërvishtet ose të dëmtohet, përdorni përshtatësin e
hundëzës.
Për të shkëputur përshtatësin e hundëzës nga baza e
tij, tërhiqni përshtatësin e hundëzës me gishtin e madh
në drejtimin e shigjetës.
► Fig.9: 1. Përshtatësi i hundëzës
Për të bashkuar përshtatësin e hundëzës me elementin
e kontaktit, shtypeni përmbi elementin e kontaktit derisa
pjesa e dalë brenda përshtatësit të hundëzës të përkojë
me hapësirën në elementin e kontaktit.
► Fig.10: 1. Elementi i kontaktit 2. Përshtatësi i
hundëzës 3. Dalja 4. Hapësira
Kompresori me ajër
KUJDES:
Mos ia drejtoni dikujt tytën e
kompresorit me ajër. Gjithashtu, mbajini duart
dhe këmbët larg tytës. Nëse shtypet pa dashje
butoni i kopmresorit me ajër, ai mund të shkaktojë
lëndime personale.
KUJDES:
Gjithmonë kontrolloni mjedisin
rrotull përpara se të përdorni kompresorin me
ajër. Pluhuri ose objektet që fryhen mund të godasin
dikë.
KUJDES:
Mos e lidhni ose shkëputni tubin
e ajrit ndërsa shtypni butonin e kompresorit me
ajër.
Ajri i furnizuar në vegël mund të përdoret edhe si
kompresor me ajër. Mund ta pastroni zonën e punës
duke shtypur butonin në fundin e dorezës.
► Fig.11: 1. Butoni i kompresorit
VINI RE:
Pasi të përdorni kompresorin me ajër, forca
vidhosëse e veglës do të bjerë përkohësisht. Prisni
derisa të rikuperohet presioni i ajrit në këtë rast.
VINI RE:
Kryeni një test fryrjeje nëse përdorni
kompresorin me ajër menjëherë pasi është aplikuar
vaj. Vaji mund të spërkatet me ajrin.
MONTIMI
KUJDES:
Përpara se të kryeni punë në
vegël, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën dhe
shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
KUJDES:
Ngarkoni të njëjtin lloj, madhësi
dhe gjatësi uniforme të gozhdëve kur ngarkoni
gozhdë në kasetë.
87 SHQIP