Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DSC121 Betriebsanleitung Seite 87

Akku-gewindestangenschneider
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DSC121:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 63
KUJDES:
Kur prisni, kontrolloni madhësinë
e shufrës së filetuar dhe gjithmonë përdorni
kuba prerës që përputhen me atë madhësi. Nëse
madhësitë nuk përputhen, mund të ndodhë thyerja
ose dëmtimi i kubave prerës ose prishja e veglës.
► Fig.8: 1. Koka e prerësit 2. Shufra e filetuar 3. Kubi
prerës H (kub i fiksuar në kokën e prerësit)
4. Kubi prerës R (kub lëvizës në shufrën e
prerësit)
1.
Bashkërenditni filetimet e shufrës së filetuar që do
të pritet me kanalet e kubit prerës H në kokën e prerësit.
VINI RE:
Nëse nuk bashkërenditen filetimet e
shufrës së filetuar me kanalet në kubin prerës H,
mund të rezultojë në ciflosje ose dëmtim të kubit
prerës.
2.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit. Shufra e prerësit
lëviz përpara dhe pret shufrën e filetuar.
3.
Pasi të përfundojë prerja, vazhdoni ta mbani
poshtë këmbëzën e çelësit. Shufra e prerësit kalon në
pozicionin e plotë të përparmë të fazës.
4.
Lironi këmbëzën e çelësit. Shufra e prerësit do të
kthehet automatikisht në pozicionin e nisjes.
VINI RE:
Zëvendësojini menjëherë kubat prerës
të deformuar ose të ciflosur. Kubat prerës të
deformuar ose të ciflosur krijojnë cifla. Gjithashtu, ata
krijojnë një ngarkesë të tepërt te vegla dhe mund të
shkaktojnë prishje të veglës.
VINI RE:
Mos i prisni shufrat e filetuara shumë
të shkurtra. Prerja në një gjatësi më të shkurtër se
trashësia e kubave prerës (13 mm (33/64")) mund të
ciflosin ose dëmtojnë kubat prerës.
► Fig.9: 1. Kubi prerës H 2. Shufra e filetuar 3. Kubi
prerës R 4. Trashësia e kubit prerës (13
mm (33/64")) 5. Gjatësia e prerjes (13 mm
(33/64") ose më shumë)
SHËNIM: Një shufër e filetuar e prerë duhet të
puthitet brenda një dadoje pa vështirësi. Megjithatë,
në varësi të materialit ose të precizionit (shkallës)
së shufrës së filetuar, mund të jetë e nevojshme që
të hiqen ciflat nga pikat e nisjes së filetimeve me një
limë etj. për të puthitur shufrën brenda një dadoje.
Lënia e prerjes në mes
Nëse doni që të ndaloni shufrën e prerësit në mes të
fazës dhe ta ktheni në pozicionin e nisjes, rrotullojeni
dorezën e rrumbullakët të kthimit në drejtim të kundërt
të akrepave të orës (1/2 kthimi) dhe lirojeni. Shufra e
prerësit do të kthehet në pozicionin e nisjes.
► Fig.10: 1. Doreza e rrumbullakët e kthimit
Kthejeni dorezën e rrumbullakët të kthimit në drejtim të
akrepave të orës për ta shtrënguar sërish për të prerë
si normalisht.
VINI RE:
Mos e ktheni dorezën e rrumbullakët
të kthimit më tej sesa nevojitet. Kthimi i dorezës
së rrumbullakët më shumë se 1-1/2 herë në drejtim
të kundërt të akrepave të orës mund të shkaktojë
rrjedhje të vajit. Tregoni kujdes, sepse niveli i ulët i
vajit mund të shkaktojë keqfunksionim të veglës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rimbusheni vajin kur niveli i vajit
është i ulët
Vendoseni veglën në dysheme me vrimën e rimbushjes
së vajit me drejtim lart. Gjithmonë konfirmoni që vegla
është e mbyllur plotësisht me shufrën e prerësit në
pozicionin e nisjes.
Lironi dhe hiqni bulonin në vrimën e rimbushjes së vajit.
Nëse niveli i vajit është i ulët, rimbusheni deri në limitin
maksimal të vrimës së rimbushjes së vajit me vajin
hidraulik të përcaktuar dhe më pas shtrëngoni bulonin.
Nëse vaji derdhet, fshijeni menjëherë vajin e tepërt.
SHËNIM: Përdorni vetëm vaj Makita Hydraulic Oil ose
JX Nikko Nisseki Energy Super Highland #46. Mos
përdorni lloje të tjera vaji në këtë vegël. Nëse veproni
ashtu shkaktohet dëmtim i rondelave dhe pjesëve të
tjera, duke rezultuar në prishje.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Kubat prerës
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
87 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dsc121zk

Inhaltsverzeichnis