Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

VOX electronics BBM-4406 Bedienungsanleitung Seite 185

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 32
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të kësaj pajisjeje duhet të përmbushni këto parakushte themelore të sigurisë:
1. LEXONI TËRË UDHËZIMIN.
2. Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të pajisjes që mund të
gjendet në tabelën e mbishkrimit në fundin e pajisjes.
3. Mos e përdorni pajisjen me kabllo të dëmtuar ose pas dëmtimit ose nëse është dëmtuar në çfarëdo
mënyre. Kontaktoni prodhuesin ose servisin më të afërm të autorizuar për shkak të kontrollit, riparimit
ose rregullimeve elektrike ose mekanike.
4. Mos i prekni sipërfaqet e nxehta.
5. Mos e futni kabllin, prizën ose shtëpizën në ujë ose në lëngje të tjera për të parandaluar rrezikun nga
goditja elektrike.
6. Shkyqni pajisjen nga rryma kur nuk jeni duke e përdorur, si edhe para vënies ose heqjes së pjesëve
para dhe pas pastrimit.
7. Mos e lini kabllon që të varet në skajin e tavolinës, sipërfaqes së punës ose cfarëdo sipërfaqe të
ngrohur.
8. Përdorimi i cfarëdo shtojce që nuk janë rekomanduar ose shitur nga ana e prodhuesit mund të
shkaktojnë lëndime.
9. Mos e vendosni pajisjen mbi ose në afërsi të shporetit të rrymës ose me plin, ose në furrë të nxehtë.
10. Mos i prekni pjesët e lëvizshme ose të rrotullueshme të pajisjes gjatë punës.
11. Asnjëherë mos e kyqni aparatin pa e vendosur mirë enën për bukë e cila është e plotësuar me
përbërësit.
12. Gjatë heqjes së enës, enën për bukë nuk duhet goditur në majë ose në tehe në mënyrë që të mos
dëmtohet ena për bukë.
13. Mos hidhni në pajisje foli metali ose materiale të tjera për shkak të rrezikut nga zjarri ose goditja e
shkurtër e rrymës.
14. Këtë pajisje mund t'a përdorin fëmijët e moshës 8 vjecare e më shumë dhe personat me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën
mbikëqyrje ose kanë udhëzime lidhur me përdorimin e aparatit në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet
e mundshme. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparatin. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet t'a bëjnë
fëmijët, përvec nëse janë më të moshuar se 8 vjet dhe kanë mbikëqyrje.
15. Ruani pajisjen dhe kabllin largë nga fëmijët më të vegjël se 8 vjet.
16. Asnjëherë mos e mbuloni pajisjen për pjekjen e bukës me peshqir ose me cfarëdo material tjetër
sepse nxehtësia dhe avulli duhet të emitohen në mënyrë të lirë. Ekziston rrezik nga zjarri nëse aparati
është i mbuluar ose vjen në kontakt me material të ndezshëm.
17. Mos e përdorni aparatin për cfarëdo qëllimi tjetër përvec qëllimit për të cilin është destinuar.
18. Aparatin gjithmonë përdorne në sipërfaqe të sigurtë, të thatë dhe të rrafshët.
19. Mos e përdorni aparatin në ambient të hapur.
20. Aparati ka prizë me tokëzim. Bëni kujdes që priza të jetë e tokëzuar.
21. Pajisja është e destinuar për përdorim shtëpiak dhe kushte të ngjashme, sic janë:
– Ambientet e kuzhinave në lokale, zyra dhe ambiente të tjera punuese;
:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Verwandte Produkte für VOX electronics BBM-4406

Inhaltsverzeichnis