Mirëmbajtja e gozhduesit
Gjithnjë kontrollojeni veglën për gjendjen e
përgjithshme dhe lirojani vidat përpara punës.
Shtrëngojeni sipas nevojës.
Me veglën të shkëputur nga korrenti, bëni inspektim
çdo ditë për të siguruar lëvizjen e lirshme të elementit të
kontaktit dhe të këmbëzës. Mos e përdorni veglën nëse
elementi i kontaktit ose këmbëza ngjisin apo kapen.
Kur vegla nuk përdoret për një kohë të gjatë, vajoseni
me vajin për vegla pneumatike dhe ruajeni në një vend të
sigurt. Shmangni ekspozimin ndaj dritës së drejtpërdrejtë
të diellit dhe/ose ndaj lagështisë apo mjedisit të nxehtë.
► Fig.21
Mirëmbajtja e kompresorit, grupit të
ajrit dhe tubit të ajrit
Pas përdorimit, zbrazeni gjithnjë depozitën e
kompresorit dhe filtrin e ajrit. Nëse lejohet të hyjë
lagështi në vegël, mund të shkaktojë performancë të
dobët dhe avari të mundshme.
► Fig.22: 1. Rubineti i shkarkimit
► Fig.23: 1. Filtri i ajrit
Kontrolloni rregullisht për të parë nëse ka vaj të
mjaftueshëm pneumatik në vajosës për grupin e ajrit.
Mosvajosja e mjaftueshme do të shkaktojë konsumimin
e shpejtë të unazave hermetizuese.
► Fig.24: 1. Vajosësi 2. Vaji i veglës pneumatike
Mbajeni tubin e ajrit larg nxehtësisë (mbi 60°C, mbi
140°F), larg kimikateve (hollues, acide të forta ose alkale).
Gjithashtu, kalojeni tubin larg pengesave që mund të
bëhen të rrezikshme nëse takohen gjatë përdorimit. Tubat
duhet të drejtohen larg buzëve të mprehta dhe pjesëve që
mund të shkaktojnë dëme apo gërvishtje të tubit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Gozhdët
•
Tubi i ajrit
•
Syze mbrojtëse
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
88 ALBANIAN