–
Shihni manualin e përdorimit të pajisjes
telekomanduese.
▶
Ndizni gjithë pajisjen e ajrimit të banesës në sistemin
e ajrimit, tek çelësi ndezur/fikur. Nëse parashikohet
një rregullator opsional VAZ CPCW, atëherë ky duhet
të konfigurohet si Njësi qendrore.
▶
Me anë të rregullatorit VAZ CPCW ose të pajisjes
telekomanduese VAZ RCW vendosni një regjim pune
dhe funksionet.
–
Shihni udhëzuesin e përdorimit të rregullatorit ose
të pajisjes telekomanduese.
7
Zgjidhja e defektit
Kushti: Pajisjet e ajrimit të banesës nuk funksionojnë
▶
Fikeni produktin.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë montuar saktë
në kornizën fiksuese të murit dhe kontakti me lidhjen e
spinës të jetë vendosur.
Kushti: Produktet, të cilat janë lidhur në sistem pas një NJËSIE
QENDRORE, gjatë vënies në punë nuk konfigurohen si NJËSI
DYTËSORE, por si NJËSI QENDRORE
▶
Fikini gjithë produktet në sistem.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë montuar saktë
në kornizën fiksuese të murit dhe kontakti me lidhjen e
spinës të jetë vendosur.
▶
Vëreni produktin sërish në punë (→ Kap. Vënia në punë).
Kushti: Pajisja telekomanduese dhe NJËSIA QENDRORE nuk
komunikojnë njëra me tjetrën
▶
Shkurtojeni rrugën e transmetimit në më pak se 15 m.
Kushti: Pajisjet e ajrimit të banesës punojnë vetëm në modalitetin e natës
▶
Sigurohuni që NJËSIA QENDRORE të mos jetë e
mbuluar.
8
Riparimet
8.1
Sigurimi i pjesëve të këmbimit
Pjesët origjinale të produktit janë certifikuar nga prodhuesi
si pjesë e kontrollit të përputhshmërisë. Nëse gjatë
mirëmbajtjes ose riparimit, përdorni pjesë të tjera, të
pacertifikuara ose të autorizuara, përputhshmëria e produktit
mund të shfuqizohet dhe produkti nuk përputhet më me
normat në fuqi.
Ju këshillojmë të përdorni menjëherë pjesë këmbimi
origjinale të prodhuesit, në mënyrë që të garantohet një
funksionim pa defekte dhe i sigurt. Për të marrë informacione
lidhur me pjesët e këmbimit origjinale, drejtohuni pranë
adresës së kontaktit që gjendet në pjesën e pasme të
udhëzuesit përkatës.
▶
Nëse gjatë mirëmbajtjes ose riparimit ju duhen pjesë
këmbimi, përdorni vetëm pjesë këmbimi të autorizuara
për produktin.
0020236694_05 recoVAIR Udhëzuesi i instalimit
8.1.1
Ndërroni njësinë e ventilatorit dhe kapakun
ballor
1.
Fikeni produktin.
A
2.
Çmontoni njësinë e ventilatorit.
3.
Çmontoni mbrojtjen nga era dhe kapakun ballor nga
njësia e ventilatorit.
4.
Zëvendësoni njësinë e ventilatorit dhe kapakun ballor.
5.
Montoni mbrojtjen nga era dhe kapakun ballor në
njësinë e ventilatorit.
6.
Montoni njësinë e ventilatorit me mbrojtjen nga era dhe
kapakun ballor.
8.1.2
Çmontoni mbulesën e jashtme
A
▶
Çmontoni mbulesën e jashtme.
Zgjidhja e defektit 7
C
B
C
B
145