Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Skil 1415 Originalbetriebsanleitung Seite 169

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für 1415:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 18
rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a) Ruani një kapje të sigurtë të veglës së punës dhe
pozicionojeni trupin dhe krahun që t'ju lejojnë t'u
rezistoni forcave të goditjes së kthimit.Përdoruesi
mund t'i kontrollojë forcat e goditjes së kthimit në rast se
merren masat paraprake të duhura.
b) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
c) Mos vendosni një lamë sharre me dhëmbë të hollë.
Lamat e tilla krijojnë goditje kthimi të shpeshta dhe
humbje të kontrollit.
d) Futeni gjithmonë punton në material në të njëjtin
drejtim siç del ana e prerjes nga materiali (që është i
njëjti drejtim me hedhjen e ashklave). Përdorimi i
pajisjes në drejtimin e gabuar bë që ana prerëse e puntos
të ngjitet nga materiali dhe të tërheqë pajisjen në
drejtimin e punës.
e) Kur përdorni sharra çeliku, disqe prerëse, prerëse
me shpejtësi të lartë ose prerëse karbiti me
tungsten, sigurojeni gjithmonë materialin me kllapa.
Këto disqe do të ngecin nëse përkulen pak në kanal dhe
mund të shkaktojnë goditje të kthimit. Kur ngec një disk
prerës, disku zakonisht do të thyhet. Kur sharra e çelikut,
prerëset me shpejtësi të lartë ose prerësja e karbitit me
tungsten ngecin, ato mund të kërcejnë nga kanali dhe
mund të humbisni kontrolin e pajisjes.
3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES
a) Përdorni vetë llojet e disqeve që rekomandohen për
veglën tuaj të punës dhe vetëm për veprimet e
rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me anën e
një disku për prerje. Disqet gërryese për prerje janë të
projektuara për mprehje periferike; forcat anësore që
veprojnë në këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e tyre.
b) Për kone dhe tapa gërryese me fileto përdorni vetë
mandrina të padëmtuara të diskut me një fllanxhë
anësore të paliruar me madhësi dhe gjatësi të saktë.
Mandrinat e sakta do të zvogëlojnë mundësinë e
thyerjes.
c) Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni
forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me
thellësi mjaft të madhe. Sforcimi i diskut rrit ngarkesën
dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut
brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit
ose të thyerjes së diskut.
d) Mos e vendosni dorën në një drejtim dhe prapa
diskut rrotullues. Kur disku, në pikën e veprimit, është
duke u larguar nga dora juaj, një goditje kthimi e
mundshme do të lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e
punës direkt te ju.
e) Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për një
arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe mbajeni
veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e
prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast
të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi.
Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.
f) Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e
punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. Disku
mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa
nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.
g) Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të
mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të
goditjes së kthimit të diskut. Materailet e mëdha kanë
tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset
duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës
së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.
h) Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje "xhep" në
mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura.
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
4) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E FËRKIMIT
a) Kini parasysh se fije të ashpra teli bien nga furça
edhe gjatë veprimeve të zakonshme. Mos i sforconi
telat duke ushtruar shumë ngarkesë te furça. Fijet e
telit mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose
lëkurë.
b) Lërini furçat që të punojnë me shpejtësinë e
përdorimit për të paktën një minutë para se t'i
përdorni. Gjatë kësaj kohe askush nuk duhet të
qëndrojë para ose në drejtimin e furçës. Gjatë
periudhës së punës do të hidhen qimet ose telat e liruar.
c) Drejtoni shkarkimin e furçës rrotulluese me tel larg
nga vetja. Pjesë të vogla dhe fragmente të vogla të
telave mund të hidhen me një shpejtësi të lartë gjatë
përdorimit të këtyre furçave dhe mund të ngulen në
lëkurë.
TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për veprime pa përdorimin e
ujit
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetë aksesorët e rekomanduar nga SKIL
• Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL,
ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Mos përdorni aksesorë të dëmtuar, të deformuar ose me
dridhje
• Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/
prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet
• Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja
169

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis