490
Shqip
Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 2 herë
në ngjyrë të gjelbër dhe dëgjoni 3 tone, nga i ulët në të lartë,
atëherë funksioni është aktivizuar.
Nëse shihni se LED i majtë i treguesit të baterisë pulson 1 herë
në ngjyrë portokalli dhe dëgjoni 3 tone, nga i lartë në të ulët,
atëherë funksioni është çaktivizuar.
Higjienizues UV
OSE
Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në
bazë të modelit të blerë.
Me higjienizuesin UV ju mund ta pastroni kokën e furçës
pas çdo përdorimi.
Hiqeni nga priza higjienizuesin, ndaloni përdorimin dhe
telefononi Kujdesin e klientit nëse:
-
Llamba e dritës UV qëndron e ndezur kur dera është e
hapur.
-
Dritarja e higjienizuesit është thyer ose mungon.
-
Higjienizuesi nxjerr tym ose aromë djegieje gjatë
punës.
Shënim: Drita UV mund të jetë e dëmshme për syrin dhe
lëkurën e njeriut. Kjo pajisje duhet të mbahet në çdo
kohë larg fëmijëve.
1 Pas çdo larje me furçë, shpëlajeni kokën e furçës dhe
shkundni ujin e tepërt.
Paralajmërim: Sigurohuni që kapaku i kokës së
furçës mos të jetë në kokën e furçës teksa ajo
po pastrohet në higjienizues.