488
Shqip
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë
"BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës
suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave
inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë
"BrushSync".
1 Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë
të parë, doreza e njeh që keni një kokë furçe "Philips"
nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të
gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2 Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni
dhe të kohës totale të përdorimit të kokës së furçës,
doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës për të
përcaktuar kohën optimale për ndërrimin e kokës së
furçës. Ky funksion garanton pastrim dhe kujdes
optimal për dhëmbët tuaj.
3 Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së
furçës ndizet në ngjyrë portokalli, duhet të ndërroni
kokën e furçës.
Shënim: Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me
funksionin e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës të
aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për ndërrimit të
kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i
funksioneve".
Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të
pajisura me një mikroçip, i cili komunikon me dorezën
dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe
intensitetin e rekomanduar. Shumica e kokave të furçës
me teknologjinë "BrushSync" do të çiftohen
automatikisht me modalitetin "Clean". Kokat e furçës me
përfitime specifike çiftohen me modalitetin përkatës (kur
disponohet); disa shembuj janë:
-
G3 Premium Gum Care: Modaliteti "Gum Health"
-
"W3 Premium White" ose W(c)
"DiamondClean(compact)": Modaliteti "White+"
Shënim: Nëse zgjidhni të ndryshoni
modalitetin/intensitetin nga cilësimi i rekomanduar, koka