Masat paraprake për sigurinë
Lexoni "Masat paraprake për sigurinë" përpara përdorimit dhe instalimit
Instalimi i gabuar për shkak të mosmarrjes parasysh të udhëzimeve mund të shkaktojë dëmtim ose
lëndim.
Serioziteti i dëmtimit ose i lëndimeve të mundshme klasifikohet si PARALAJMËRIM ose KUJDES.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit apo
humbjes së jetës së personit.
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga fëmijët pa mbikëqyrje (Kërkesat e standardit EN).
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) aftësitë fizike, ndijore ose
mendore të të cilëve, ose mungesa e përvojës dhe njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen me siguri pa
mbikëqyrjen ose udhëzimet e një personi përgjegjës, për të siguruar që ata e përdorin pajisjen me siguri.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen (Kërkesat e standardit IEC).
PARALAJMËRIME PËR PËRDORIMIN E PRODUKTIT
●
Nëse ndodh një situatë e pazakontë (si erë e djegur), fikeni menjëherë njësinë dhe shkëputni rrymën.
Telefononi shitësin tuaj për udhëzime rreth shmangies së goditjes elektrike, zjarrit ose lëndimit.
Mos futni duart, shufra ose objekte të tjera brenda vrimave të hyrjes ose daljes së ajrit. Kjo mund të
●
shkaktojë lëndim, sepse ventilatori mund të jetë duke u rrotulluar me shpejtësi të lartë.
●
Mos përdorni spërkatëse të ndezshme si p.sh. spërkatëse për flokët, llak apo bojë pranë njësisë. Kjo mund
të shkaktojë zjarr ose flakë.
●
Mos e përdorni kondicionerin në vende pranë ose rrotull gazeve të djegshme. Rrotull njësisë mund të
grumbullohet gazi i emetuar dhe mund të shkaktojë shpërthim.
●
Mos e përdorni kondicionerin tuaj në një dhomë të lagësht si psh në banjo ose në ndonjë dhomë
lavanderie. Nëse ka shumë ekspozim ndaj ujit mund të shkaktohet qark i shkurtër në komponentët elektrikë.
●
Mos e ekspozoni trupin direkt ndaj ajrit të ftohtë për një kohë të gjatë.
●
Mos lejoni fëmijët të luajnë me kondicionerin. Fëmijët duhet të jenë të monitoruar në çdo kohë kur janë
rrotull njësisë.
●
Nëse kondicioneri përdoret bashkë me vatra apo pajisje të tjera nxehjeje, ajroseni plotësisht dhomën për të
shmangur mungesën e oksigjenit.
●
Në disa mjedise funksionale, si p.sh. kuzhina, dhoma serveri etj., rekomandohet shumë përdorimi i njësive
të kondicionerëve me projektim të veçantë.
KUJDES
Ky simbol tregon mundësinë e dëmtimit të pronës
ose të pasojave serioze.
Faqja 3-SQ