MODALITETI I DVD-së
Informacione mbi Sigurinë
KUJDES
Lexuesi DVD është një produkt me lazer i klasës
1. Sidoqoftë, ky produkt përdor një rreze lazeri të
dukshme që mund të shkaktojë ekspozim të dëmshëm
ndaj rrezatimit. Sigurohuni që ta përdorni aparatin e
lexuesit në mënyrën e duhur siç udhëzohet.
KLASA 1
PRODUKT ME
LAZER
RREZIK I GODITJES ELEKTRIKE
Shenja e rrufesë me simbolin e shigjetës, brenda
një trekëndëshi barabrinjës, ka si qëllim të njoftojë
përdoruesin për praninë e "voltazhit të rrezikshëm" të
paizoluar brenda kutisë së produktit që mund të jetë
i një shkalle të mjaftueshme për të qenë rrezik për
goditje elektrike për njerëzit.
Pika çuditëse brenda një trekëndëshi barabrinjës
ka si qëllim të njoftojë përdoruesin për praninë e
udhëzimeve të rëndësishme për funksionimin dhe
mirëmbajtjen (servisin) në materialet që shoqërojnë
pajisjen.
Shënime për disqet
Për trajtimin e disqeve
• Për ta mbajtur diskun e pastër, mbajeni nga anët.
Mos e prekni sipërfaqen.
• Mos ngjisni letër ose ngjitës mbi disk.
• Nëse disku merr ndonjë substancë, si ngjitës i
lëngshëm, hiqeni para se të përdorni diskun.
• Mos e ekspozoni diskun direkt në dritën e diellit ose
burimet e nxehtësisë si tuba me ajër të nxehtë, apo ta
lini në një makinë të parkuar në diell pasi temperatura
mund të rritet shumë shpejt dhe të dëmtojë diskun.
• Pas përdorimit, vendoseni diskun në kutinë e tij.
Mbi pastrimin
• Para përdorimit, pastrojeni diskun me një pecetë
pastruese. Fshijeni diskun nga mesi drejt anëve.
• Mos përdorni tretësira si benzina, hollues, pastrues
komercial të disponueshëm apo spërkatës antistatik
për pllaka vinili.
Si të shikosh një DVD
Kur vendosni një disk në mekanizmin e ngarkimit, ana
e etiketuar e diskut duhet të jetë lart.
Kur televizori është i ndezur, fillimisht kaloni te burimi i
DVD-së duke përdorur butonin Burimi në pult. Shtypni
lexo në pult ose shtypni direkt butonin lexo në panelin
anësor. Nëse nuk ka disk në mekanizmin e ngarkimit,
vendosni fillimisht një DVD dhe shtypni lexo.
Shënim: Nëse kaloni te një burim tjetër duke shtypur butonat
Burimi ose Programi +/- në telekomandë, rileximi i DVD do
të ndërpritet automatikisht. Kur kaloni në modalitetin e DVD,
duhet të shtypni butonin Lexo dhe të rifilloni rileximin në
mënyrë manuale.
Butonat e panelit të kontrollit të DVD-së
/
( Lexo / Pauzë)
Lexon/ndërpret diskun. Kur menyja e DVD-së (menyja
bazë) është aktive, ky buton funksionon si "zgjidh
butonin" (zgjedh elementin e nënvizuar në meny) nëse
kjo gjë nuk ndalohet nga disku.
/
( Ndalo / Nxirr)
Ndalon leximin e diskut / Nxjerr ose ngarkon diskun.
Shënim:
Nuk mund ta nxirrni diskun me anë të telekomandës.
Kur lexon një material, duhet të shtypni tre herë butonin Ndalo
për ta nxjerrë.
Riprodhimi i zakonshëm
Leximi Bazë
1.
Shtypni butonin Në pritje
2.
Futni një disk në mekanizmin e ngarkimit.
Disku do të ngarkohet automatikisht dhe do të fillojë
leximi, nëse disku nuk ka ndonjë meny të regjistruar.
Në ekranin e televizorit mund të shfaqet një meny pas
disa momentesh, ose mund të fillojë menjëherë filmi.
Kjo sjellje varet nga përmbajtja e diskut dhe mund të
jetë e ndryshme.
Shënim: Hapi 3 dhe 4 janë të disponueshëm vetëm kur në
disk është regjistruar një meny.
Shqip - 31 -