• Çelësi me dy shpejtësi⑥
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin F ②
përpara/prapa (3 pozicione)
0 = fikje
1 = shpejtësi e ulët
2 = shpejtësi e lartë
- zgjidhni pozicionin 1 për smerilim me saktësi (kur
punoni me majën delta G ose me mjetet e veçanta të
smerilimit H, J ose K)
- zgjidhni pozicionin 2 për smerilim të shpejtë
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
• Montimi i lidhjeve të veçanta të smerilimit (nuk jane
perfshire) ⑦
- montoni pllakë e bazës C (e ngjashme me montimin e
fletëve mbështetëse)
- montoni mjetin shtesë H, J ose K në pllakë e bazës C
dhe shtrëngojeni duke e rrotulluar çelësin L në drejtim
orar
- montoni fletën përkatëse VELCRO të smerilimit te
pajisja shtesë e smerilimit
- hiqni mjetet shtesë ose ndryshoni pozicionin e tyre
duke rrotulluar çelësin L në drejtim antiorar
- 5 pozicionet e smerilimit
• Thithja e pluhurave⑧
- boshatisni rregullisht kutinë e pluhurave M për një
rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave
Për përdorimin e fshesës me korrent
- hiqni kutinë e pluhurave M duke shtypur dorezën N
dhe mbajeni në atë pozicion ndërsa tërhiqni kutinë e
pluhurave prapa
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit P
! mos përdorni kutinë e pluhurave/fshesën me
korrent kur smeriloni metale
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑨
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- mbajini të çarat e ajrimit Q ② të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Përdorni veglën me majën delta përpara për cepa,
vende të ngushta ose vende të vështira për t'i arritur ⑩
• Përdorni veglën me anën e rrafshët përpara për lëvizje
të gjata në sipërfaqe të rrafshëta ⑪
• Për smerilimin e materialeve të harkuara si dhe
smerilimin me një rendiment të lartë në heqje, përdorni
veglën në kombinim me fletën mbështetëse A ②
• Përdorni veglën me pajisjet speciale shtesë të smerilimit
për vendet e vështira për t'i arritur ⑫
• Pajisja shtesë elastike e smerilimit është e projektuar
për
- rrumbullakosjen e sipërfaqeve në anë ⑬a
- të gjitha sipërfaqet e rrumbullakosura me një diametër
maksimal prej 10 cm ⑬b
• Kur maja delta G konsumohet ose dëmtohet në majë,
mund ta zgjasni jetëgjatësinë e saj duke e hequr, duke e
rrotulluar 120° dhe duke e vendosur përsëri (e vlefshme
edhe për fletën e smerilimit delta) ⑭
• Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
• Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e
smerilimit:
i ashpër
mesatar
i imët
• Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur
sipërfaqja e punës është e ashpër:
- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose
mesatare
- lustroni me aftësi gërryese të imët
• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes Q ②)
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një
furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës
të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e
shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i
veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
MJEDISI
• Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC
për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe
të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli ⑮ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT
• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se
ky produkt është në përputhje me standardet dhe
dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60745,
EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e
direktivave 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU
100
- për heqjen e bojës; për smerilimin e
drurit jashtëzakonisht të ashpër
- për smerilimin e drurit të ashpër ose
të thjeshtë
- për zbutjen e drurit; për lustrimin e
drurit të zhveshur; për lustrimin e
sipërfaqeve me bojë të vjetër