PARA PËRDORIMIT
Montimi dhe instalimi i baterisë
KUJDES: Gjithmonë sigurohuni të FIKNI
Pastruesin Robotik para kryerjes së punimeve mbi të.
Aksesorët e pajisur
Kontrolloni që elementet në listën vijuese të jetë
përfshirë në paketim.
•
Bateri me përmasa AAA (LR03) (2 copë)
•
Furça anësore (4 copë dhe dy furça rezervë)
•
Vidha për instalimin e furçës anësore (4 copë)
• Shirit kufizimi (15 m x 1 copë)
•
Manual udhëzimi (1 copë)
• Manuali i shpejtë (1 copë)
•
Shënime përdorimi (1 copë)
Instalimi i furçave anësore (Fig. A)
Instaloni furçat anësore në të dyja anët e pjesës ballore
të poshtme të Pastruesit Robotik.
VINI RE: Para punimeve, sigurohuni që të përhapni
një tapet ose materiale zbutëse mbi dysheme për
të shmangur dëmtimin e dyshemesë dhe Pastruesit
Robotik (Fig. B).
1. Vendosni furçën anësore të kokës së boshtit
rrotullues së Pastruesit Robotik me kanalin e furçës
që përshtatet te koka e boshtit.
2. Sigurojeni furçën anësore duke përdorur vidhat e
dhëna.
VINI RE: Sigurohuni që Pastruesi Robotik të përdoret
me furçat anësore të instaluara.
Instalimi i baterisë
Drejtoni kanalin (Fig. C-2) në bateri me gjuhëzën (Fig.
C-3) e baterisë dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në
fund derisa të kërcasë në fole me një klik të lehtë.
Nëse shikoni treguesin e kuq (Fig. C-1) mbi pjesën e
sipërme të butonit të stakimit, bateria nuk është mbyllur
plotësisht.
KUJDES: Duhet patur kujdes gjatë instalimit të
baterive në mënyrë që gishtërinjtë të mos ngecin
ndërmjet folesë dhe baterisë.
Pastruesi Robotik funksionon vetëm me një bateri të
instaluar në secilën pjesë të krahut të baterive.
Për ta hequr baterinë, rrëshqitni nga bateria duke
shtypur butonin e stakimit (Fig. D-1) në bateri.
Instalimi i baterive në telekomandë (Fig. E)
Rrëshqitni kapakun e baterisë dhe futni dy bateri me
përmasa AAA (LR03) duke patur parasysh polaritetin e
duhur (+/–).
VINI RE: Mos përdorni bateritë e reja me të vjetrat
dhe as mos përdorni bashkë lloje baterish të
ndryshme.
VINI RE: Hiqni bateritë, nëse telekomanda nuk
përdoret për një kohë të gjatë.
KUJDES: Nëse lëkura ose sytë hyjnë në kontakt
me elektrolitet që rrjedhin nga bateritë, menjëherë
shpëlajini me ujë.
Njehsimi i Pastruesit Robotik me telekomandën
Pastruesi Robotik ka telekomandën e vet. Sidoqoftë,
procesi i njehsimit duhet të kryhet sërish nëse ndërroni
telekomandën.
1. Mbani shtypur njëkohësisht butonat
e
Kohëmatësit (Fig. F-6) dhe
F-7) te Pastruesi Robotik derisa të sinjalizohet dy
herë.
2. Mbani shtypur njëkohësisht butonat
e
Kohëmatësit (Fig. G-5) dhe
vendndodhjes (Fig. G-3) në telekomandë derisa të
sinjalizohet një herë.
Nëse njehsimi dështon dhe sinjalizimi jep sinjal 5 herë,
provoni përsëri njehsimin.
Organizimi i dhomave
Për të garantuar funksionimin e qetë
•
Mbyllni dyert e dhomave. Nëse ndryshimi në nivelin
e pragut të derës është aq i vogël sa Pastruesi
Robotik ta kalojë pa problem, dera mund të lihet e
hapur në mënyrë që Pastruesi Robotik të pastrojë
edhe dhomën ngjitur.
•
Vendosni pengesa përpara mobilieve që dëmtohen
lehtë, etj.
•
Vendosni pengesa për të parandaluar Pastruesin
Robotik të hyjë në vende ku mund të ngecë, si raftet
e ulëta.
• Lëvizini objektet e gjata, të holla dhe të
paqëndrueshme si dhe objekte që anohen lehtësisht
në një dhomë tjetër.
• Bllokoni rrotat e karrocave ose objekteve të tjera
apo zhvendosini në një dhomë tjetër.
• Vendosini kordonët elektrikë përgjatë mureve.
• Vendosini jastëkët, librat ose objektet e tjera që
mund të pengojnë funksionimin e Pastruesit Robotik
në një dhomë tjetër.
• Ngrini pjesët e perdeve ose objekte të tjera që bien
në dysheme.
• Zhvendosni qilimat me fije që nduken lehtë apo me
ndryshime në nivel dhe qilimat e hollë që tërhiqen
lehtësisht në një dhomë tjetër.
•
Palosni xhufkat e qilimave ndënë qilima.
• Largoni objektet e vogla ose të shtrenjta që mund të
thithen lehtësisht.
• Largoni spangot, rripat, fijet, letrat e holla ose qeset
plastike që ndodhen mbi dysheme.
•
Hiqni prizat e rrymës elektrike me kordon.
•
Mbuloni grilat e seksioneve të dyshemesë me
dërrasa, etj, pasi Pastruesi Robotik mund t'i kuptojë
si kufizime dhe të mos fshijë përgjatë tyre.
Parandalimi i Pastruesit Robotik nga rënia
• Nëse zona e pastrimit përmban një seri shkallësh
ose zonë tjetër ku mund të rrëzohet Pastruesi
Robotik, për ta mbajtur Pastruesin Robotik jashtë
seksionit, vendosni përballë zonës objekte me
lartësi 15 cm ose më të gjatë që janë mjaft të rëndë
për të mbajtur goditjen e Pastruesit Robotik.
135 SHQIP
Funksional (Fig.
Fenerit të