Sistemi i dyfishtë i ftohjes:
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy
sisteme të ndara të ftohjes për ftohjen
e ndarjes së ushqimeve të freskëta dhe
për ndarjen e ngrirësit. Kështu që ajri në
ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe në
ndarjen e ngrirësit nuk do të përzihet.
Falë këtyre dy sistemeve të ndara
të ftohjes, shpejtësia e ftohjes është
shumë më e lartë se në frigoriferët
e tjerë. Aromat e ndarjeve nuk do të
përzihen. Po ashtu, sigurohet edhe
një kursim më i madh i energjisë pasi
shkrirja kryhet individualisht.
Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
• Mbështillini ose mbulojini ushqimet
para se t'i vendosni.
• Ushqimet e nxehta duhet të ftohen
në temperaturën e dhomës para se t'i
vendosni në frigorifer.
• Ushqimet që dëshironi të ngrini
duhet të jenë të freskëta dhe me
cilësi.
• Ushqimet duhet të ndahen në
porcione sipas nevojave të konsumit
në familje sipas vakteve ose ditëve.
• Ushqimet duhet të paketohen në
një mënyrë të izoluara nga ajri për të
parandaluar tharjen e tyre nëse do të
ruhen për një kohë të shkurtër.
• Materialet që përdoren për
paketimin duhet të jenë rezistente
ndaj të ftohtit dhe lagështisë dhe
duhet të sigurojnë izolimin nga ajri.
Materiali i paketimit të ushqimeve
duhet të ketë trashësi dhe fortësi të
mjaftueshme. Në rast të kundërt,
ushqimet e forcuara nga ngrirja
mund ta shpojnë paketimin. Është e
rëndësishme që paketimi të mbyllet
në mënyrë të sigurt për një ruajtje të
sigurt të ushqimeve.
• Ushqimet e ngrira duhet të
përdoren menjëherë pasi të shkrihen
dhe nuk duhet të ngrihen përsëri.
• Kini parasysh udhëzimet e
mëposhtme për të siguruar rezultatet
më të mira.
1. Nëse frigoriferi ka një funksion
të ngrirjes së shpejtë, aktivizoni
funksionin e ngrirjes së shpejtë kur të
dëshironi të ngrini ushqimet.
2. Mos ngrini sasi shumë të mëdha
ushqimesh në të njëjtën kohë. Cilësia
e ushqimeve ruhet më mirë kur ato
ngrijnë tërësisht deri në qendër sa më
shpejt të jetë e mundur.
3. Tregoni kujdes që të mos i përzieni
ushqimet e ngrira me ushqimet e
freskëta.
4. Sigurohuni që ushqimet e gjalla të
mos jenë në kontakt me ushqimet e
gatuara në frigorifer.
Rekomandimet për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
• Ushqimet e ngrira dhe të paketuara
në treg duhet të ruhen në përputhje
me udhëzimet e prodhuesit të
ushqimeve të ngrira për një ndarje
ruajtëse të ushqimeve të ngrira.
• Për të garantuar ruajtjen e cilësisë
së lartë të ofruar nga prodhuesi i
ushqimeve të ngrira dhe shitësi i
ushqimeve, duhet të kini parasysh
pikat si më poshtë:
1. Vendosini pakot në ngrirës sa më
shpejt pas blerjes.
2. Sigurohuni që përmbajtja e
paketimit të jetë e shënuar me etiketë
dhe me datën.
3. Mos i kaloni datat e përdorimit
të rekomanduar dhe të skadimit në
paketim.
Shkrirja e akullit
Akulli në ndarjen e ngrirësit shkrihet
automatikisht.
19
SQ