Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DSC251 Betriebsanleitung Seite 124

Akku-moniereisenschneider
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DSC251:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 39
3.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për
sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e tjerë
që ndodhen pranë ambienteve të punës.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
1.
Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike.
Përdorni veglën e duhur elektrike për
përdorimin tuaj. Vegla e duhur elektrike do
ta bëjë punën më mirë dhe më të sigurt, me
shpejtësinë për të cilën është projektuar.
2.
Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi
nuk ndizet dhe fiket. Çdo vegël elektrike që nuk
mund të kontrollohet me çelës është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
3.
Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose paketën e baterisë nga vegla elektrike
përpara se të bëni rregullime, të ndërroni
aksesorë ose ta ruani veglën. Masa të tilla
parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes
së veglës elektrike aksidentalisht.
4.
Përdoreni veglën elektrike, aksesorët dhe
puntot e veglës etj. sipas këtyre udhëzimeve,
duke pasur parasysh kushtet e punës dhe
punën që do të kryhet. Përdorimi i veglës
elektrike për punë të ndryshme nga ato të synuara
mund të rezultojë në situata të rrezikshme.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
1.
Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Karikuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
2.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
1.
Mbajeni mirë veglën gjatë kohës që është në
përdorim.
·
Nëse vegla nuk mbahet mirë, mund të lëndoheni.
2.
Mbajini duart dhe fytyrën larg pjesëve lëvizëse.
·
Ato mund të shkaktojnë lëndime.
3.
Lëshojeni menjëherë çelësin për të ndaluar
punën kur vegla prishet ose bën zhurmë të
pazakontë gjatë përdorimit.
Dërgojeni atë për inspektim dhe për ta riparuar
nga një qendër e autorizuar shërbimi.
·
Nëse nuk veproni ashtu mund të shkaktoni
dëmtime ose lëndime.
4.
Nëse vegla rrëzohet ose goditet, kontrolloni
me kujdes që trupi të mos jetë dëmtuar, krisur
apo deformuar.
·
Çdo dëmtim i tillë mund të shkaktojë lëndim.
5.
Mos bëni qark të shkurtër me baterinë.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
·
Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
·
Shmangni ruajtjen e baterisë në një kuti me
objekte të tjera metalike, si gozhdë, monedha etj.
·
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
·
Mos e pritni kordonin.
6.
Mos e përdorni veglën ose karikoni baterinë
në atmosfera shpërthyese, të tilla si në prani të
llaqeve, bojës, benzinës, holluesve, benzolit,
gazeve apo adezivëve. Kjo mund të shkaktojë
shpërthim ose zjarr.
7.
Mos e karikoni baterinë mbi letër, karton, pëlhurë,
jastëkë, dyshekë, tapete, plastikë ose në prani të
pluhurit. Kjo mund të shkaktojë zjarr.
8.
Mos e ekspozoni karikuesin ndaj ujit ose artikujve
prej metali që mund të krijojnë qark të shkurtër me
terminalet e karikimit.
9.
Mos e përdorni karikuesin për ndonjë qëllim tjetër
përveç karikimit të baterisë.
10. Sigurohuni që fletët e sharrës me majë të mos
kenë cifla ose ashkla përpara se të përdorni
veglën.
11.
Mos përdorni ujë ose vaj prerës gjatë prerjes.
12. Përdorni vetëm sharrë origjinale me majë Makita.
13. Mos e lini veglën në dysheme me çelësin të
bllokuar. Vegla do të punojë vazhdimisht dhe
mund të shkaktojë lëndime personale.
124 ALBANIAN
KUJDES

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis