Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gorenje TC 80 Z Gebrauchsanweisung Seite 126

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für TC 80 Z:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 35
LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSSIT
Prurja dhe dalja e ujit janë të shënuara në pompën termike me ngjyra të ndryshme.
Prurja e ujit të ftohtë është e shënuar me të kaltër, ndërsa dalja e ujit të ngrohtë me të
kuqe. Pompën termike mund ta lidhni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë
reduktuese, nëse është presioni në rrjet më i ulët se 0,6 MPa (6 bar). Në të kundërtën
duhet të montohet valvula reduktuese e presionit, që garanton se presioni në hyrje të
pompës termike nuk do ta kapërcejë presionin nominal. Në gypin prurës, për shkak të
sigurisë së funksionimit, medoemos duhet të montohet valvula siguruese, që
parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi
presionin nominal. Vrima derdhëse e valvulës siguruese, medoemos duhet ta ketë
daljen në presionin atmosferik. Për funksionimin e drejtë të valvulës siguruese, duhet
ta bëni ju vetë kontrollin e rregullt, në mënyrë që të evitohet guri i ujit dhe të
vërtetohet se valvula siguruese nuk është e bllokuar. Gjatë verifikimit, me lëvizjen e
dorezës, apo me shpërdredhjen e bulonit të valvulës (varësisht nga tipi i saj) duhet ta
hapni derdhjen nga valvula siguruese. Në atë rast nëpër vrimën dalëse të valvulës
duhet të rrjedhë uji si shenjë se valvula është në rregull. Gjatë ngrohjes së ujit,
presioni i ujit në pompën termike rritet deri në kufirin që e përcakton valvula
siguruese. Pasi që kthimi i ujit mbrapa në rrjetin e ujësjellësit është i pamundur, mund
të vijë deri te derdhja e ujit nëpër vrimën dalëse të valvulës siguruese. Uji që pikon
mund të çohet në derdhje nëpërmes hinkës, që vendoset nën valvulin siguruese.
Gypi dalës i vendosur nën derdhjen e valvulës siguruese duhet të drejtohet nën
valvulë e prej aty në mjedis që nuk ngrihet.
Në rast se për shkak të instalimit të papërshtatshëm nuk keni mundësi që ujin që
pikon nga valvula e sigurisë ta përcillni në sistemin e derdhjes, të pikurit e ujit mund
ta largoni me montimin e enës përkatëse ekspansive në gypin prurës të pompës
termike. Vëllimi i enës ekspansive është përafërsisht 3% i vëllimit të depozitorit.
1
2
3
4
Fig. 7: Sistemi i mbyllur (me presion)
Legjendа:
1 - Bateritë përzierëse të presionit
2 - Ena e ekspansionit
3 - Ventili sigurues
a - Ventili provues
b - Ventili jo-kthyes (ireverzibil)
4 - Hinka me kyçësin në derdhje
5 - Shtojca provuese
126
a
b
5
6
6 - Ventili reduktues i shtypjes
7 - Ventili mbyllës
8 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil)
9 - Bateritë përzierëse qarkulluese
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë
7
Fig. 8: Sistemi i hapur (pa presion)
9
8
7

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis