mirëmbajtjes dhe riparimet të kryhen
vetëm nga shitësi i specializuar i VIKING.
Shitësit e specializuar të VIKING trajnohen
rregullisht dhe ata kanë gjithmonë në
dispozicion informacione teknike.
Përdorni vetëm vegla, aksesorë dhe pjesë
shtesë, të cilat lejohen nga VIKING për
këtë pajisje, ose pjesë me karakteristika
teknike identike, sepse përndryshe
ekziston rreziku i aksidenteve me lëndim
personi ose dëmtim të pajisjes. Nëse keni
pyetje, drejtojuni një shitësi të specializuar.
Veglat, aksesorët dhe pjesët origjinale të
këmbimit VIKING janë përshtatur me
karakteristika optimale për pajisjen dhe
për kërkesat e përdoruesit. Pjesa origjinale
e këmbimit VIKING identifikohet nga numri
i pjesës së këmbimit të VIKING, nga
mënyra e shkrimit të VIKING dhe sipas
rastit edhe nga simboli i pjesës së
këmbimit VIKING. Për pjesët e vogla,
shenja mund të jetë edhe më vete.
Për arsye sigurie, pjesët ku kalon
karburanti (tubacioni i karburantit, rubineti,
rezervuari i karburantit, kapaku i
rezervuarit, pjesët bashkuese etj.) duhen
kontrolluar rregullisht për dëmtime dhe
rrjedhje dhe nëse nevojitet të ndërrohen
nga një specialist (VIKING rekomandon
shitësin e specializuar të VIKING).
Mbajini gjithmonë të pastra dhe të
lexueshme etiketat ngjitëse të
paralajmërimeve dhe këshillave. Etiketat e
dëmtuara ose që kanë humbur duhen
zëvendësuar me etiketa të reja origjinale
nga shitësi i specializuar i VIKING. Nëse
një pjesë përbërëse zëvendësohet me një
pjesë të re, sigurohuni që pjesa e re të ketë
të njëjtën etiketë ngjitëse.
Në njësinë prerëse duhet të punoni vetëm
me doreza pune të trasha dhe duke
ushtruar kujdes maksimal.
318
Mbajini gjithmonë të shtrënguara fort të
gjitha dadot, bulonat dhe vidat,
veçanërisht vidën e thikës, me qëllim që
pajisja të jetë në gjendje pune të sigurt.
Kontrolloni rregullisht për konsumim dhe
dëmtime të gjithë pajisjen dhe shportën
për mbledhjen e barit, veçanërisht përpara
vendosjes në ruajtje (p.sh. përpara
pushimit dimëror). Për arsye sigurie,
pjesët e konsumuara ose të dëmtuara
duhen ndërruar menjëherë, me qëllim që
pajisja të jetë gjithmonë në gjendje pune të
sigurt.
Asnjëherë mos i ndryshoni parametrat
bazë të motorit me djegie të brendshme
dhe mos i jepni super xhiro.
Nëse për punët e mirëmbajtjes nevojitet
heqja e pjesëve ose e pajisjeve mbrojtëse,
këto duhen rivendosur menjëherë në vend
dhe në mënyrë të saktë.
4.8 Magazinimi në kohët e gjata të
mospërdorimit
Lëreni motorin me djegie të brendshme që
të ftohet përpara se ta vendosni pajisjen
në një hapësirë të mbyllur.
Pajisja me rezervuarin e zbrazur dhe
karburanti rezervë duhen ruajtur në një
hapësirë të mbyllur me çelës dhe me
ajrosje të mirë.
Sigurohuni që ta mbroni pajisjen ndaj
përdorimit të paautorizuar (p.sh. nga
fëmijët).
Nëse rezervuari duhet zbrazur, pak kohë
përpara mospërdorimit të pajisjes në
pushimin dimëror, zbrazja e rezervuarit të
karburantit duhet bërë në ambient të hapur
(p.sh. duke e lënë në punë bosh).
Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara
magazinimit (p.sh. gjatë pushimit dimëror).
Vendoseni në ruajtje pajisjen vetëm kur
priza e kandelave është e hequr.
Mbajeni pajisjen në gjendje të sigurt për
funksionimin.
Lëreni pajisjen që të ftohet plotësisht
përpara se ta mbuloni atë.
4.9 Hedhja
Mbetjet e produkteve, si vaji i vjetër ose
karburanti, lubrifikanti, filtri, bateritë e
përdorura dhe pjesë konsumi të ngjashme
mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve
dhe të kafshëve dhe mjedisin, prandaj
duhen hedhur gjithnjë në mënyrën e
duhur.
Drejtojuni qendrës së riciklimit ose shitësit
të specializuar për të mësuar sesi mund të
hidhen sipas rregullave produktet jashtë
funksionimi. VIKING rekomandon shitësin
e specializuar të pajisjeve VIKING.
Sigurohuni që pajisja e nxjerrë jashtë
shërbimi të hidhet sipas rregullave.
Përpara se ta hidhni bëjeni pajisjen të
papërdorshme. Për të parandaluar
aksidentet, hiqni kabllon e ndezjes,
zbrazni rezervuarin e karburantit dhe
kulloni vajin e motorit.
Rrezik lëndimi nga thika korrëse!
Asnjëherë mos e lini jashtë vëmendjes një
korrëse bari jashtë funksionimi. Sigurohuni
që pajisja dhe në veçanti thika korrëse të
vendosen në ruajtje në një vend ku nuk
arrihen nga fëmijët.
0478 111 9827 A - SQ