www.electrolux.com
90
1. PARALAJMËRIMET DHE
KËSHILLA
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është
parashikuar për disa versione të aparatit.
Ka mundësi që të jenë përshkruar pjesë
të posaçme të pajisjeve, që nuk i përkasin
aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi
për dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë
ose jo në përputhje me rregullat përkatëse.
• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës
së gatimit dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650
mm, (disa modele mund të instalohen në një
largësi më të vogël, referojuni paragrafëve
ambalazhi dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë
i njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël
brenda Aspiratorit.
• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti
elektrik i shtëpisë të garantojë tokëzimin e
duhur.
• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur
me tuba me diametër baras ose më shumë
se 120 mm. Kalimi i tubave duhet të jetë sa
më i shkurtër që të jetë i mundur.
• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi
të tymrave të shkaktuara nga djegia (kaldaje,
oxhaqe, etj.)
• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori
ashtu edhe aparate që nuk funksionojnë me
energji elektrike (për shembull aparate që
përdorin gaz), mjedisi duhet ajrosur në mënyrë
të duhur. Në rast se kuzhina nuk është e
pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë me
jashtë, për të siguruar futjen e ajrit të pastër.
Përdorimi i duhur e pa rreziqe përftohet kur
depresioni maksimal i lokalit nuk e kalon
masën 0,04 mBar.
• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet
zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi
i asistencës teknike, në mënyrë që të paran-
dalohen rreziqet.
• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një
switch dy pole me një hendek kontakti prej
së paku 3 mm.
• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të
gatimit me gaz thonë se është e nevojshme
një distancë më e madhe se ajo e treguar më
sipër, duhet mbajtur parasysh. Duhen respek-
tuar të gjitha rregullat për shkarkimin e ajrit.
2. PËRDORIMI
• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë
të parregullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh
poshtë Aspiratorit në funksionim.
• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta
shmangni daljen anash të saj në lidhje me
pjesën fundore të tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i
mbinxehur mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspi-
ratorit të kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona
(përfshi fëmijët) me aftësi të reduktuara psiki-
ke, shqisore ose mendore, apo nga persona pa
përvojë e njohuri, përveç rasteve kur kontrollo-
hen ose udhëzohen për përdorimin e aparatit
nga persona përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë
kujdes që të mos luajnë me aparatin.
• "KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të
bëhen shumë të nxehta në rast se përdoren
me aparatura pjekëse."
3. MIRËMBAJTJA
• Para se të filloni me çfarëdo veprim
mirëmbajtës, fikeni Aspiratorin duke hequr
spinën elektrike ose duke fikur çelësin e
përgjithshëm të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë
e të menjëhershme, sipas intervaleve të
këshilluara (Rrezik zjarri).
- H Nuk mund të lahet e nuk mund të
ripërtërihet, duhet ndërruar afërsisht çdo 2
muaj përdorimi ose më shpesh, kur përdoret
në mënyrë mjaft intensive.
- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv
W: Filtri kundër erës së keqe me Karbon
aktiv nuk mund të lahet dhe nuk është i
rigjenerueshëm, duhet zëvendësuar rreth
çdo 4 muaj përdorimi ose më shpesh, për
një përdorim veçanërisht intensiv.
H