6. KUJDESI DHE PASTRIMI
6.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e pastrimit
Mos përdorni detergjente gërryese dhe furça.
Pastroni sipërfaqen e pajisjes me një copë të butë me
ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë.
Pas pastrimit disa pjesë të pajisjes mund të nxehen.
Për të shmangur njollat, pajisja duhet të lihet të ftohet
dhe të thahet me një leckë ose kartëpeceta të pastra.
Pastroni njollat me një detergjent të butë.
Mbajeni aspiratorin të pastër
Pastrojeni pajisjen çdo muaj për të parandaluar
dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes dhe filtrat e
yndyrës me kujdes nga yndyra. Grumbullimi i yndyrës
ose mbetjeve të tjera mund të shkaktojë zjarr.
Ndiqni udhëzimet për të pastruar filtrat kur njoftimi i
filtrit është i aktivizuar. Referojuni kapitullit Përdorimi i
përditshëm.
Filtri i karbonit
Koha e ngopjes së filtrit të karbonit ndryshon në
varësi të llojit të gatimit dhe sa rregullisht pastrohet
filtri i yndyrës. Referojuni broshurës së përfshirë me
aksesorin.
6.2 Pastrimi i filtrit të yndyrës
Filtrat montohen me anë të kapëseve dhe
kunjave në anën e kundërt.
Për të hequr filtrin:
1. Shtypni dorezën e kapëses së montimit
në panelin e filtrimit poshtë aspiratorit (1).
1
2
2. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë (2), më pas tërhiqeni.
Përsërisni dy hapat e parë për të gjithë filtrat.
3. Pastrojini filtrat e yndyrës me dorë duke
përdorur një sfungjer me detergjentë jo
gërryes ose pastrojini në një pjatalarëse.
Rekomandojmë pastrimin e filtrave të
yndyrës me dorë.
Lavastovilja duhet të vendoset në
temperaturë të ulët dhe cikël të shkurtër.
Filtri i yndyrës mund të çngjyroset, kjo
nuk ka ndikim te performanca e pajisjes.
4. Për të montuar sërish filtrat, ndiqni dy
hapat e parë në rendin e kundërt.
Përsërisni hapat për të gjithë filtrat nëse
aplikohet.
6.3 Ndërrimi i filtrit të karbonit -
opsional
Në varësi të llojit, filtri mund të
rigjenerohet ose nuk mund të
rigjenerohet. Referojuni broshurës që
shoqëron filtrin.
Për të ndërruar filtrin:
1. Hiqni filtrat e yndyrës nga pajisja.
Referojuni pjesës "Pastrimi i filtrit të yndyrës"
në këtë kapitull.
2. Tërhiqni gjuhëzën drejt pjesës së
poshtme të filtrit.
3. Anojeni lehtë pjesën e përparme të filtrit
poshtë, më pas tërhiqeni.
4. Për të instaluar një filtër, kryeni të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
230
1
2