0 Batanije për ngrohje për pjesën e poshtme të trupit për litotomi -
Modeli 58501
UDHËZIMET PËR PËRDORIMIN
Indikacionet për përdorimin
Sistemi i menaxhimit të temperaturës Bair Hugger™ nga 3M™ është
projektuar për parandalimin dhe trajtimin e hipotermisë. Përveç kësaj,
sistemi i menaxhimit të temperaturës mund të përdoret për t'i ofruar
pacientit komoditet termik kur ekzistojnë kushte të tilla që mund të
bëjnë që pacientët të kenë shumë ftohtë ose shumë vapë. Sistemi i
menaxhimit të temperaturës mund të përdoret me pacientët e rritur
dhe të pediatrisë.
• JO STERILE.
•
Kundërindikimet, paralajmërimet dhe kujdesi
Shpjegimet për pasojat e fjalëve sinjalizuese
PARALAJMËRIMET:
Tregon një situatë të rrezikshme që, nëse nuk shmanget, mund të
shkaktojë një lëndim të rëndë ose vdekje.
KUJDES:
Tregon një situatë të rrezikshme që, nëse nuk shmanget, mund të
lëndime të lehta ose mesatare.
KUNDËRINDIKACIONET: Për të zvogëluar rrezikun
e lëndimeve termike:
• Mos aplikoni nxehtësi në ekstremitetet e poshtme gjatë aplikimit
të klemës së kryqëzuar të aortës. Mund të shkaktohen lëndime
termike nëse aplikohet nxehtësi në gjymtyrët ishemike
PARALAJMËRIM: Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve termike:
• Mos i trajtoni pacientët vetëm me tubin e njësisë së ngrohjes
Bair Hugger. Lidheni gjithmonë tubin me një batanije ngrohëse
Bair Hugger para se të jepni terapinë e ngrohjes.
• Mos lejoni që pacienti të shtrihet mbi tubin e njësisë.
• Mos lejoni që tubi i njësisë së ngrohjes të jetë në kontakt të
drejtpërdrejtë me lëkurën e pacientit gjatë terapisë së ngrohjes.
• Mos i lini të pamonitoruar të porsalindurit, foshnjat, fëmijët dhe
pacientë të tjerë të cenueshëm gjatë terapisë së ngrohjes.
• Mos i lini të pamonitoruar pacientët me perfuzion të dobët gjatë
terapisë së zgjatur të ngrohjes.
• Mos e vendosni anën pa vrima të batanijes ngrohëse mbi
pacientin. Vendosni gjithmonë anën me vrima (me vrima të
vogla) drejtpërdrejt në kontakt me lëkurën e pacientit.
• Në sallën e operacionit, mos e përdorni këtë batanije ngrohëse
me asnjë pajisje tjetër përveçse me një njësi ngrohëse
Bair Hugger seria 500, seria 700 ose 675.
• Mos e përdorni një njësi ngrohëse Bair Hugger seria 200 në
sallën e operacionit
• Mos e përdorni një njësi ngrohëse Bair Hugger seria 800 me
rregullim nga pacienti me asnjë batanije ngrohëse Bair Hugger.
• Mos e vazhdoni terapinë e ngrohjes nëse ndizet drita treguese
e temperaturës së lartë dhe bie alarmi. Hiqeni njësinë
ngrohëse nga priza dhe kontaktoni me një teknik të kualifikuar
për shërbimin.
• Nëse përdoret një pajisje sigurie (d.m.th. rrip sigurie, ngjitëse),
sigurohuni që të mos bllokohen kanalet e ngrohjes.
• Mos e vendosni batanijen ngrohëse drejtpërdrejt mbi një
elektrodë kthimi të rrymës.
PARALAJMËRIM: Për të zvogëluar rrezikun për lëndimin ose vdekjen
e pacientit për shkak të ndryshimit të administrimit të barnave:
• Mos e përdorni një batanije ngrohëse mbi fasha transdermale
të mjekimeve.
PARALAJMËRIM: Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve për shkak të
ndërhyrjeve me ventilimin:
• Mos lejoni që batanija ngrohëse ose perdja e kokës të mbulojë
kokën ose rrugët e frymëmarrjes së pacientit kur pacienti nuk
është me ventilim mekanik.
PARALAJMËRIM: Për të zvogëluar mundësinë për lëndime për shkak
të rrëzimeve të pacientit:
• Mos përdorni një batanije ngrohëse për transferimin ose lëvizjen
e pacientit.
PARALAJMËRIM: Për të zvogëluar mundësinë për uljen e perfuzionit
në këmbë:
• Mos i lidhni fort lidhëset rreth këmbëve të pacientit pasi mund të
veprojnë si bllokuese të ndalimit të gjakut.
KUJDES: Për të zvogëluar rrezikun e kontaminimit:
• Kjo batanije ngrohëse nuk është sterile dhe është planifikuar
për përdorim vetëm nga një pacient. Vendosja e një çarçafi mes
batanijes ngrohëse dhe pacientit nuk parandalon kontaminimin
e produktit.
KUJDES: Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit:
• Ky produkt është klasifikuar si Klasa I Djegshmëri normale
siç përcaktohet nga rregullorja për pëlhurat e djegshme të
Komisionit të Sigurisë për Produktet e Konsumatorëve, 16 CFR
1610. Ndiqni protokollet standarde të sigurisë kur përdorni
burime nxehtësie me intensitet të lartë.
KUJDES: Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve termike:
• Mos e përdorni nëse paketimi kryesor është hapur më parë ose
është i dëmtuar.
KUJDES: Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve termike, hipertermisë
ose hipotermisë:
• 3M rekomandon monitorimin e vazhdueshëm të temperaturës
bazë. Në mungesë të monitorimit të vazhdueshëm, monitoroni
temperaturën e pacientëve që nuk kanë aftësinë të reagojnë,
të komunikojnë dhe/ose që nuk mund të ndjejnë temperaturën
minimumi çdo 15 minuta ose sipas protokollit institucional.
• Monitoroni reagimet e lëkurës te pacientët që nuk kanë
aftësinë të reagojnë, të komunikojnë dhe/ose që nuk mund
të ndjejnë temperaturën minimumi çdo 15 minuta ose sipas
protokollit institucional.
• Rregulloni temperaturën e ajrit ose ndërpritni terapinë kur të
arrini objektivin terapeutik, nëse regjistrohen temperatura më
të larta ose nëse ka një reagim negativ të lëkurës në zonën
e ngrohur.
Udhëzimet për përdorimin
Shënim: Në rastet kur priten rrjedhje të lëngshme, vendosni një pecetë
thithëse nën batanijen ngrohëse të modelit 58501.
1. Shtrijeni anën pa vrima të batanijes ngrohëse (ana me ngjitës) mbi
tavolinë. Ana me vrima e batanijes ngrohëse (ana me vrima të vogla)
duhet të jetë e kthyer drejt pacientit në kontakt të drejtpërdrejtë
me lëkurën e pacientit. Përshtateni anën e poshtme të batanijes
ngrohëse me fundin e tavolinës së procedurës. Me anë të shiritave
ngjitës në pjesën e poshtme të batanijes, sigurojeni batanijen te
tavolina për të parandaluar rrëshqitjen e saj (Figura A).
2. Futni krahët e batanijes ngrohëse nën dyshek ose nën fletën e
tavolinës së operacionit për të siguruar qëndrueshmëri (Figura B).
Vazhdoni me Hapin 3 ose shkoni te një POZICION ALTERNATIV
I PACIENTIT.
3. Për pozicionin e litotomisë me fletën me tërheqje
Nëse përdorni një fletë me tërheqje ose një pajisje kapjeje (d.m.th.
rrip sigurie, ngjitës), grisni vrimat përgjatë të dyja anëve të batanijes
ngrohëse. SHËNIM: Mos i hapni vrimat anësore nëse nuk përdoret
një fletë me tërheqje ose një pajisje kapjeje. Para se ta fryni
batanijen, shtrijeni fletën me tërheqje përgjatë pjesës së mesit të
batanijes dhe vendoseni pacientin mbi fletën me tërheqje.
4. OPSIONALE: Lidhëset që ndodhen në bazën e batanijes ngrohëse
mund të hapen dhe të lidhen lirshëm rreth pjesës së sipërme të
kofshës së pacientit. (Figura C).
PARALAJMËRIM: Mos i lidhni fort pasi lidhëset rreth këmbëve të
pacientit mund të veprojnë si bllokuese të ndalimit të gjakut.
5. OPSIONALE: Pjesa qendrore harkore e pafryrë mund të hiqet duke
e grisur përgjatë vrimave (Figura D).
6. Vendoseni fletën me tërheqje mbi krahët e pacientit dhe poshtë
nëpërmjet vrimave anësore të batanijes ngrohëse (Figura E). Futni
në mënyrë të sigurt anët e fletës me tërheqje. (Figura F). Nëse
përdorni një pajisje kapjeje, kalojeni pajisjen e kapjes nëpër vrimën
anësore në batanije.
PARALAJMËRIM: Nëse përdoret një pajisje sigurie (d.m.th. rrip
sigurie, ngjitëse), sigurohuni që të mos bllokohen kanalet e ngrohjes.
7. Në kokën e batanijes ngrohëse është siguruar një portë tubi. Futni
fundin e tubit të njësisë ngrohëse Bair Hugger në portën e tubit
(Figura G dhe H). Përdorni një lëvizje rrotulluese për të siguruar
një vendosje të mirë. Në pjesën e mesit të fundit të tubit ndodhet
një tregues vizual për të orientuar thellësinë e futjes së tubit.
Mbështeteni tubin për të siguruar një lidhje të sigurt.
PARALAJMËRIM: Mos i trajtoni pacientët vetëm me tubin e njësisë
Bair Hugger. Lidheni gjithmonë tubin me një batanije Bair Hugger
para se të jepni terapinë.
8. Nëse pacienti është me tuba dhe në ventilim, vendoseni perden e
kokës mbi kokën dhe qafën e pacientit.
PARALAJMËRIM: Mos lejoni që perdja e kokës të mbulojë kokën
ose rrugët e frymëmarrjes së pacientit kur pacienti nuk është me
ventilim mekanik.
9. Zgjidhni përcaktimin e dëshiruar të temperaturës në njësinë
ngrohëse për të filluar terapinë e ngrohjes. (Shikoni Manualin e
përdorimit për Modelin specifik të njësisë ngrohëse.)
43