Vënia në punë e produktit
5.18 Për përdorimin e
shpërndarësit të ujit
Përpara se ta përdorni ftohësin për
herë të parë dhe pasi të vendosni
filtrin e ujit, aparati i shpërndarjes
së ujit mund të rrjedhë ujë. Për të
penguar pikimin ose rrjedhjen e ujit
nga shpërndarësi, ju lutem nxirrni
ajrin nga sistemi i ujit duke derdhur
5-6 galonë (rreth 20 litra) ujë nga
A
rubineti i shpërndarësit përpara se
ta përdorni për herë të parë dhe çdo
herë që ndërroni filtrin e ujit. Në këtë
mënyrë, do të hiqni ajrin që ka ngelur
në sistem dhe do të ndaloni rrjedhin
e ujit nga shpërndarësi i ujit. Nëse në
rrjedhën e ujit ka ndonjë pengesë,
duhet të kontrolloni pozicionin e
bashkueses dhe nivelimin e vijës së
ujit në anën e pasme të njësisë.
C
Nëse shpërndarësi i ujit rrjedh vetëm disa
pika ujë pasi keni derdhur nga rubineti pak
ujë, kjo është diçka normale.
5.19 "Icematic"-u
(në disa modele)
Për të përftuar akull në "Icematic", mbusheni me
ujë depozitën në ndarjen e ftohjes deri në nivelin
maksimal.
Kubat e akullit në sirtarin e akullit mund të ngjisin
me njëri-tjetrin dhe të bëhen topth i madh për
shkak të ajrit të nxehtë dhe të lagësht brenda rreth
15 ditësh. Kjo është normale. Nëse nuk mund ta
ndani topin e kupave të akullit, mund ta zbrazni
enën e akullit dhe të përgatisni akull përsëri.
C
Rekomandohet ta ndërroni ujin e
depozitës nëse uji qëndron aty për më
shumë se 2-3 javë.
C
Zhurmat e çuditshme që dëgjoni nga
frigoriferi çdo 120 minuta janë zhurma
që krijohen gjatë bërjes së akullit dhe
derdhjes së ujit. Kjo është normale.
C
Nëse nuk dëshironi të bëni akull, shtypni
ikonën e çaktivizimit të funksionit "Icematic"
për ta ndaluar pajisjen "Icematic", duke
kursyer kështu energji elektrike dhe duke
zgjatur jetëgjatësinë e frigoriferit.
C
Është normale që të bien disa pika ujë nga
rubineti i shpërndarësit të ujit pasi keni marrë
ujë.
29/34 SQ
Manuali i frigoriferit / i përdorimit