13 Pajisja e mban kafenë të ngrohtë deri në momentin që fiket automatikisht. Nëse nuk ju nevojitet që
kafeja të qëndrojë e ngrohtë, shtypni butonin e ndezjes/fijes për të fikur pajisjen.
Funksioni i ndalimit të pikimit
Funksioni i ndalimit të pikimit ju lejon ta hiqni kanën nga makina e kafesë përpara se procesi i përgatitjes të
ketë përfunduar. Kur e hiqni kanën, funksioni i ndalimit të pikimit ndalon derdhjen e kafesë në kanë.
Shënim: Procesi i përgatitjes nuk ndalon kur e hiqni kanën. Nëse nuk e vendosni sërish kanën në pajisje
brenda 20 sekondave, koshi i filtrit do të tejmbushet.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi pas çdo përdorimi
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e shpëlani me
ujë rubineti.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen.
2 Hiqni spinën elektrike nga priza në mur.
3 Pastroni pjesën e jashtme të makinës së kafesë me një leckë të njomë.
4 Pastroni koshin e filtrit dhe filtrin e përhershëm me ujë të nxehtë dhe me pak detergjent të lëngshëm
enësh, ose lajini ato në enëlarëse.
Pastrimi i hinkës së bluesit
E rëndësishme: Pastrojeni hinkën e bluesit çdo 1 deri në 2 javë për të parandaluar bllokimin me kafe
të bluar. Kjo bëhet lehtësisht dhe menjëherë duke ndjekur hapat e mëposhtme.
Shënim: Sigurohuni që ena e kokrrave të kafesë të jetë e boshatisur përpara se të filloni procedurën e
pastrimit.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen (Fig. 15).
2 Hapni mbajtësen e koshit të filtrit (Fig. 10).
3 Vendosni një filtër prej letre (lloji 1x4 ose nr. 4) ose filtrin e përhershëm në koshin e filtrit (Fig. 11).
4 Mbyllni mbajtësen e koshit të filtrit.
5 Përdorni pjesën fundore të furçës së pastrimit të gypit të kokrrave të kafesë për të hapur kapakun e
hinkës së bluesit (Fig. 16).
6 Shtypni dhe mbani butonin e pastrimit të bluesit për 4 sekonda (Fig. 17). Bluesi fillon pastrimin
automatik.
7 Kur bluesi të ketë mbaruar procesin e pastrimit, përdorni furçën e pastrimit të gypit të kokrrave të kafesë
për të fshirë mbetjet e kafesë së bluar në pjesën e poshtme të hinkës (Fig. 18). Mbetjet e kafesë së bluar
bien në koshin e filtrit.
8 Mbyllni kapakun e hinkës së bluesit.
9 Hiqni filtrin prej letre ose filtrin e përhershëm me mbetje të kafesë së bluar.
Pastrimi i çmërsit të makinës së kafesë
Pastroni çmërsin nga makina e kafesë kur vëreni avull të tepërt ose kur rritet koha e përgatitjes. Këshillohet
ta pastroni çmërsin nga makina e kafesë çdo dy muaj. Përdorni vetëm uthull të bardhë për të pastruar
Shqip
73