Trapano me goditje
HYRJE
• Kjo pajisje është e projektuar për shpim me goditje në
tulla, beton dhe gur, si dhe shpime në dru, metal,
qeramikë dhe plastikë
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 3
TË DHËNAT TEKNIKE 1
ELEMENTET E PAJISJES 2
A Çelësi për ndezje/fikje dhe kontrolli i shpejtësisë
B Butoni për bllokimin e çelësit
C Leva për ndryshimin e drejtimit të rrotullimit
D Çelësi për zgjedhjen e mënyrës së funksionimit
E Treguesi i funksionit
F Këmisha bllokuese
G Doreza ndihmëse
H Të çarat e ajrosjes
SIGURIA
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e
sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të
gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në
të ardhmen. Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i
referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo)
ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për
aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me
mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve
ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike
shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose
avujt.
c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë
përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes
mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me
prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë
mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me
veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara
dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e
goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të
tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka
një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi
është i tokëzuar.
Downloaded from
www.Manualslib.com
manuals search engine
c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte
me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë
rrezikun e goditjes elektrike.
6950
d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë
kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e
spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg
nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që
lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun
e goditjes elektrike.
e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,
përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për
përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni
të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme
zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me
lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat
qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një
automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e
goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe
përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e
përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën
ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment
humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës
mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani
gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet
mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk
rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për
kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të
merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i
veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i
veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë
për aksidente.
d) Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së
veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë
rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime
personale.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve
dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të
mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata
të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të
gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në
lëvizje.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që
ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e
punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më
të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
94