Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Manuali I Përdorimit - Makita DKT360 Betriebsanleitung

Akku-wasserkocher
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DKT360:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 65
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet që mund të
përdoren për pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh
kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Paralajmërim: Sipërfaqe e nxehtë. Rrezik
djegiesh. Mos e prekni derisa të ftohet.
Vetëm për shtetet e BE-së
Ni-MH
Për shkak të pranisë së komponentëve të
Li-ion
rrezikshëm në pajisje, mbetjet e pajisjeve
elektronike dhe elektrike, akumulatorët dhe
bateritë, mund të kenë ndikim negativ në
mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.
Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe elektronike
ose bateritë me mbetjet shtëpiake!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe
elektronike, akumulatorët dhe bateritë, dhe
mbetjet e akumulatorëve dhe baterive, si
dhe përfshirjen e saj në ligjin kombëtar,
mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike,
akumulatorëve dhe baterive, duhet të
mbahen veçmas dhe të dorëzohen në një
pikë grumbullimi të veçantë për mbetjet
komunale, duke vepruar në përputhje me
rregulloret e mbrojtjes së mjedisit.
Kjo tregohet nga simboli i koshit të
plehrave me kryq, të vendosur mbi pajisje.
Vetëm për vendet e BE-së
Hedhja e duhur e këtij produkti
Ky shënim tregon se ky produkt nuk
duhet të hidhet me mbeturinat e tjera
shtëpiake në asnjë vend të BE-së. Për
të parandaluar dëmet e mundshme ndaj
mjedisit ose shëndetit të njeriut nga hedhja
e pakontrolluar e mbetjeve, riciklojeni me
përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e
burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen
tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet
e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni
me shitësin ku është blerë produkti. Ata
mund ta marrin këtë produkt për riciklim të
sigurt për mjedisin.
Për shkak të pranisë së komponentëve të
rrezikshëm në pajisje, pajisjet e përdorura
elektronike dhe elektrike mund të kenë
ndikim negativ në mjedis dhe në shëndetin
e njerëzve.
Përdorimi i synuar
Pajisja synohet për vlimin e ujit.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e sigurisë të ibrikut
me bateri
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
E RËNDËSISHME
1.
Mos përdorni aksesorë që nuk rekomandohen
nga prodhuesi. Përndryshe mund të ndodhin të
papritura.
2.
Mos prekni sipërfaqet e nxehta. Sipërfaqet
mund të nxehen gjatë përdorimit.
3.
Mos e përdorni pajisjen pranë burimeve të
nxehtësisë (soba etj.).
Vendoseni pajisjen në sipërfaqen e
4.
qëndrueshme të sheshtë.
Mos e mbuloni grykën gjatë vlimit. Avulli
5.
nuk mund të çlirohet dhe mund të shkaktojë
keqfunksionim ose lëndim.
6.
Lëreni të ftohet para pastrimit të pajisjes.
Përndryshe mund të ndodhin djegie.
7.
Bëni kujdes të mos e shtrini pajisjen e
mbushur me ujë. Siguresa e derdhjes nuk e
izolon plotësisht ujin. Uji mund të derdhet edhe
nëse aktivizohet siguresa e derdhjes.
8.
Vendoseni pajisjen në mënyrë që muret ose
mobiliet të mos ekspozohen ndaj avullit. Mund
të rezultojë çngjyrosje, deformim ose krisje.
9.
Vloni vetëm ujë. Mos vloni të tjera përveç ujit,
si p.sh. qumësht, çaj apo supë etj. Përndryshe
përmbajtja mund të kërcejë jashtë dhe të
shkaktojë lëndime, ose pajisja mund të ndotet dhe
të pësojë avari.
10. Mos vendosni asgjë tjetër përveç ujit në
ibrik, si p.sh. shishe apo gotë etj. Përndryshe
përmbajtja mund të kërcejë jashtë dhe të
shkaktojë lëndime, ose pajisja mund të ndotet dhe
të pësojë avari.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Paralajmërimet e sigurisë për pajisje
me bateri
Përdorimi dhe kujdesi për pajisjen
me bateri
1.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se ta lidhni pajisjen me paketën
e baterisë, ta ngrini ose ta mbani atë. Mbajtja
e pajisjes me gishtin mbi çelës ose furnizimi me
energji elektrike i pajisjeve që e kanë çelësin të
ndezur bëhet shkak për aksidente.
Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja
2.
përpara se të bëni rregullime, të ndryshoni
aksesorët ose të magazinoni pajisjen. Masa
të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
3.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
84 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis