Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CF101D Gebrauchsanleitung Seite 162

Akku-lüfter
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CF101D:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 20
KUJDES:
• Gjatë lëvizjes së kokës së ventilatorit, largojini objektet që mund të jenë në hapësirën përreth. Ventilatori me bateri
mund të pengohet dhe të bjerë gjatë lëvizjes.
• Mos e ndaloni lëvizjen duke e mbajtur kokën e ventilatorit. Gjithmonë shtypni butonin e lëvizjes për ta ndalur.
SHËNIM:
Në varësi të pozicionit të kokës së ventilatorit, koka e ventilatorit mund të mos lëvizë menjëherë pasi të keni shtypur
butonin e lëvizjes, për shkak të mekanizimit të lëvizjes.
Kohëmatësi me fikje automatike (Fig. 9)
Shtypni butonin e kohëmatësit me fikje automatike (3) ndërsa ventilatori është duke punuar. Kohëzgjatja për
aktivizimin e kohëmatësit me fikje automatike ndryshon sa herë që shtypni butonin (për 1 orë / 2 orë / 4 orë / fikur).
Numri nën çdo tregues në kohëmatësin me fikje automatike tregon orën(t) që kanë mbetur deri në fikjen e ventilatorit.
Kohëmatësi me fikje automatike do të fiket me kalimin e kohës.
SHËNIM:
Në varësi të llojit të kutisë së baterisë dhe kapacitetit të mbetur, kohëmatësi me fikje automatike mund të aktivizohet
më herët, sesa koha e përcaktuar.
Mënyra për të varur ventilatorin (Fig. 10)
Përdorni mbajtëset (10) në dorezë për ta varur ventilatorin me bateri në një tub ose në vende të tjera të
përshtatshme. Për të shmangur rënien aksidentale të ventilatorit me bateri, vendosni një rrip në vrimën e rripit
mbajtës (7) dhe sigurojeni atë.
KUJDES:
• Mos e varni asnjëherë ventilatorin me bateri në vende të larta ose në vende ku pajisja mund të bjerë.
• Për të mbajtur ventilatorin me bateri, përdorni metal të fortë si p.sh. një tub metali. Diametri i tubit të përdorur për të
varur pajisjen duhet të jetë më i vogël se 24 mm dhe të mbajë 8,0 kg. Mos e vendosni ventilatorin me bateri më lart
se 2,3 m.
Montimi mbi një këmbalec (Fig. 11)
Ventilatori me bateri mund të montohet mbi këmbalecin Makita.
Kur e përdorni këmbalecin me boshtin e filetuar 5/8"-11 UNC, montojeni ventilatorin me bateri duke përdorur vrimën
e dados (18).
Përdorimi i përshtatësit AC (aksesor opsional)
PARALAJMËRIM
• Mos e përdorni asnjëherë ventilatorin me bateri kur kordoni ose priza janë të dëmtuar.
• Mos e mbani prizën me duar të lagura ose me yndyrë.
• Mos e lini përshtatësin AC të shkëputur nga ventilatori me bateri, ndërsa furnizohet me energji nga rrjeti. Fëmijët e
vegjël mund ta vendosin prizën në gojë dhe kjo mund t'u shkaktojë lëndime.
Vendoseni prizën 12 V DC të përshtatësit AC në prizën 12 V DC (Fig.1, 2) dhe më pas vendoseni kunjat AC në
rrymën elektrike. Sigurohuni që shkalla e tensionit të rrjetit elektrik të korrespondojë me atë të përshtatësit.
SHËNIM:
• Pas lidhjes së përshtatësit AC, ventilatorit me bateri do t'i duhen 3–5 sekonda për t'u ndezur.
• Përshtatësi mund të gërvijë, ndërsa jeni duke e përdorur për furnizim me energji elektrike. Kjo nuk e ndikon
përdorimin normal të tij.
• Përshtatësi AC nuk e karikon baterinë e vendosur te ventilatori me bateri.
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM
• Në rast shërbimi, kontaktoni me Qendrat e Autorizuara të Shërbimit Makita dhe përdorni vetëm pjesë këmbimi
identike. Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë rrezik ose ta dëmtojë produktin.
• Për të shmangur lëndime serioze personale, hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë ose përshtatësin AC (aksesor
opsional) nga njësia, kur jeni duke e pastruar ose mirëmbajtur.
• Lejoni që ventilatori me bateri të ftohet plotësisht, para se të kryeni ndonjë inspektim, mirëmbajtje, procedurat e
pastrimit apo ta ruani në një vend.
162

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dcf102Cf101dzDcf102z

Inhaltsverzeichnis