Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet Për Sigurinë - Zanussi ZITN641K Benutzerinformation

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für ZITN641K:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 103
Pas përdorimit, fikni elementin e pianurës me çelësin e
kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
tiganit.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja
është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti
lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga
furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i
pajisjes.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
4
SHQIP
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instaloni një
panel të veçantë prej kompensate,
material për bango kuzhine ose materiale
të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes për
të parandaluar që të prekë poshtë.
• Paneli i ndarjes duhet të mbulojë
plotësisht zonën nën pianurë.
• Sigurohuni që te hapësira e ventilimit prej
2 mm, mes sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të, të
qëndrojë e lirë. Garancia nuk mbulon
gjithmonë dëmtimet e shkaktuara nga

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis