Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Konsumi I Energjisë - Beko RCSA330K30WN Gebrauchsanweisung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RCSA330K30WN:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

SQ
Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe
shpendët lirshëm në qese polietilieni ose
fletë alumini. Kjo parandalon tharjen.
Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të brendshmet
në qese polietilieni.
Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose
që mund të thahen në qese polietilieni, ose
fletë alumini ose vendosini në enë të
izoluara.
Bëj- Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur të
freskët.
Bëj- Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin
mineral para se ta shërbeni.
Bëj- Kontrolloni përmbajtjet e ngrirësit herë pas
here.
Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të
shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së
miri para" dhe "Përdoreni deri" etj.
Bëj- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas
udhëzimeve të dhëna në paketim.
Bëj- Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta me
cilësi të lartë dhe sigurohuni që të jenë të
pastra para se t'i ngrini.
Bëj- Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje
në racione të vogla për të garantuar ngrirje
të shpejtë.
Bëj- Mbështilleni të gjithë ushqimin në fletë
alumini ose qese polietilieni për ngrirje dhe
sigurohuni që të nxirret ajri.
Bëj- Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë
pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur.
Bëj- Shkrini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Mos- Mbani banane në vendin e frigoriferit.
Mos- Mbani pjepër në frigorifer. Mund të ftohet
për periudha të shkurtra për sa kohë është
i mbështjellë për të mos lejuar kalimin e
shijes në ushqimet e tjera.
Mos- I mbuloni raftet me materiale mbrojtëse që
mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mos- Mbani substanca helmuese ose të
rrezikshme në pajisjen tuaj. Është bërë
vetëm për mbajtjen e ushqimeve të
ngrënshme.
Mos- Konsumoni ushqime që janë ftohur për një
periudhë kohe shumë të gjatë.
Mos- Mbani ushqime të gatuara dhe të freskëta
së bashku në të njëjtën enë. Ato duhet të
paketohen dhe të mbahen veç.
Udhëzime për përdorimin
Mos- I lini ushqimet ose pijet që shkrijnë të
derdhen mbi ushqime.
Mos- E lini derën të hapur për periudha të gjata,
pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të
kushtueshme në punim dhe mund të
shkaktojë formim të tepërt të akullit.
Mos- Përdorni objekte të mprehta si thika ose
pirunë për të hequr akullin.
Mos- Vendosni ushqime të nxehta në pajisje.
Lërini të ftohen më parë.
Mos- Vendosni shishe të mbushura ose kanaçe
të mbyllura që përmbajnë lëngje të
karbonuara brenda ngrirësit pasi mund të
pëlcasin.
Mos- E tejkaloni ngarkesën maksimale të
ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta.
Mos- I jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli
direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët
mund të shkaktojë djegie ngrice në buzë.
Mos- I ngrini pijet me gaz.
Mos- U mundoni t'i mbani ushqimet e ngrira që
janë shkrirë; duhet të hahen brenda 24
orësh ose të gatuhen dhe të ngrihen
përsëri.
Mos- I hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të
lagura.
Konsumi i Energjisë
Volumi maksimal i mbajtjes të ushqimeve të
ngrira arrihet pa përdorur sirtarin e mesit dhe të
sipërm të dhënë në pjesën e ngrirësit. Konsumi i
energjisë të pajisjes tuaj është deklaruar me
pjesën e ngrirësit të mbushur plot pa përdorur
sirtarin e mesit dhe të sipërm.
Këshilla praktike në lidhje me uljen e
konsumit të energjisë
1. Sigurohuni që pajisja të ndodhet në vende të
ajrosura mirë, larg nga çdo burim nxehtësie
(sobë, radiator, etj.). Në të njëjtën kohë,
vendndodhja e pajisjes duhet të jetë në mënyrë
të tillë që të mos jetë nën dritën direkte të
rrezeve të diellit.
2. Sigurohuni që ushqimet e blera në gjendje të
ftohur/ngrirë të vendosen në pajisje sa më
shpejt të jetë e mundur, veçanërist gjatë kohës
të verës. Rekomandohet që të përdorni qese
termale të izoluara për transportin e ushqimeve
në shtëpi.
82

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis