Futja e baterive në Samsung Smart Control
Për të përdorur Samsung Smart Control, fillimisht drejtojuni figurës së mëposhtme dhe futni bateritë në njësi.
- Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Distanca e përdorimit mund të ndryshojë në
varësi të kushteve të ambientit me valë.
Lidhja me televizorin
Shtypni butonin TV në Samsung Smart Control për të ndezur televizorin. Samsung Smart Control lidhet automatikisht me televizorin. Kur e ndizni
televizorin për herë të parë, do të shfaqet ekrani i konfigurimit fillestar. Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar televizorin.
Rilidhja e Samsung Smart Control
Nëse Samsung Smart Control ndalon së funksionuari ose nëse funksionon jonormalisht, ndërroni bateritë, pasi kjo mund të vijë si pasojë e
energjisë së pamjaftueshme të baterive.
Nëse problemi vazhdon, çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.
1. Shtypni njëkohësisht butonin RETURN dhe butonin GUIDE për më shumë se 3 sekonda.
- Duhet ta vendosni Samsung Smart Control afërsisht 30 cm ~ 40 cm larg televizorit dhe të siguroheni se është me drejtim nga marrësi i
telekomandës së televizorit.
2. Figura e lidhjes shfaqet në ekran. Më pas, Samsung Smart Control lidhet automatikisht me televizorin.
Tërhiqni me kujdes kapësen e kapakut të folesë së baterive dhe hiqeni tërësisht kapakun pasi të lirohet.
1
Vendosni 2 bateritë alkaline AA, duke u siguruar që t'i vendosni siç duhet polet pozitive dhe negative.
2
Vendosni kapakun e baterive në telekomandë dhe fusni pjesën e sipërme të kapakut brenda
3
telekomandës.
4
Shtypni kapëset në të dyja anët e kapakut të baterive në rendin e treguar, në mënyrë që kapaku të
bashkohet plotësisht me telekomandën.
Shqip-6