Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

VOX electronics DPS-6220 Bedienungsanleitung Seite 85

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 16
Ju urojmë për përzgjedhjen e produktit të fuqishëm dhe të dobishëm. Ky hekur ju
mundëson hekurosje të lehtë dhe profesionale në shtëpi. Duke përdorur avull
homogjen me temperaturën e duhur, më shpejtë mund të hekurosni çarçafë, peshqirë,
xhinse, etj. Vrimat që gjenden në pikën e hekurit lirojnë një vrushkull avulli që shtrinë
butësisht edhe rrudhat më të forta.
Ju lutem lexoni me kujdes këtë udhëzues për përdorim dhe gjithmonë mbane për
referencë në të ardhmen.
PARALAJMËRIMET DHE MASAT E SIGURISË
 Përdorimi i gabuar dhe keqpërdorimi mund ti shkaktojnë dëm pajisjes dhe
përdoruesit
 Pajisja duhet të përdoret vetëm për përdorim për të cilin është projektuar. Ne
nuk do të mbajmë përgjegjësi për çdo dëmtim të shkaktuar nga keqpërdorimi
ose përdorimi i gabueshëm.
 Mos e përdorni këtë pajisje në afërsi të tubave të ujit, çezmave ose dusheve ose
në afërsi të kontejnerëve përplot me ujë.
 Mos e vendosni pajisjen ose kabllin e saj në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.
 Nëse hekuri bie në ujë aksidentalisht, menjëherë hiqeni kabllin nga rryma dhe
dërgojeni për kontroll në qendrën e servisit të autorizuar. Asnjëherë mos i futni
duart në ujë për të riparuar pajisjen. Mospërmbajtja e këtyre rregullave mund të
shkaktojë goditje elektrike.
 Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura, ose nëse dyshemeja është e lagur
ose nëse vetë pajisja është e lagur.
 Mos e prekni kabllin me duar të lagura.
 Mos e përdorni pajisjen nëse ka pësuar rënie ose nëse është dëmtuar në
mënyra tjera ose nëse kablli ose priza janë të dëmtuara. Nëse është dëmtuar,
dërgone pajisjen në qendrën e servisit të autorizuar për kontroll dhe riparim nëse
ka nevojë.
 Asnjëherë mos provoni që ta riparoni vetë, për të parandaluar të gjitha rreziqet
nga rryma elektrike.
 Mos lejoni që kablli të mbështetet në skaje të mprehta dhe mbane largë nga
burimet e nxehtësisë dhe flaka e zjarrit.
 Hiqeni kabllin me kujdes nga priza e murit, duke e mbajtur me kujdes dhe jo
duke e tërhequr.
 Sigurohuni që voltazhi i vendit ku duhet të përdoret hekuri të përputhet me
tensionin e treguar në etiketën e produktit.
 Kjo pajisje nuk është e destinuar për përdorim profesional.
 Nëse kablli i furnizimit me rrymë është i dëmtuar, atë duhet t'a ndërrojë
prodhuesi, agjenti i servisit ose personi i ngjashëm i kualifikuar në mënyrë që të
parandalohet rreziku.
 Asnjëherë mos e lini pajisjen pa përkujdesje deri sa është në përdorim.
 Kablli duhet të hiqet nga priza e folesë para se rezervoari të mbushet me ujë.
 Fëmijët nuk i njohin rreziqet lidhur me përdorimin e gabueshëm të pajisjeve
elektrike; për këtë arsye, mos i lejoni që të përdorin pajisjet elektrike pa
mbikëqyrje.
 Gjithmonë hiqeni kabllin nga priza e murit nëse nuk jeni duke e përdorur dhe
para se ta pastroni.
VËREJTJE: Voltazhi i caktuar ekziston për sa kohë pajisja të jetë e vendosur në
prizën e murit.
HEKUR ME AVULL

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis