SQ
Po nëse....
1- Pajisja nuk punon, edhe pse është e
ndezur.
• Kontrolloni që kablli i energjisë të jetë lidhur mirë!
• Kontrolloni nëse energjia është në rregull ose
nëse është rrëzuar automati!
• Shikoni temperaturën e kontrollit që të jetë
vendosur mirë!
2- Ka një ndërprerje energjie.
Mbajini dyert e pajisjes të mbyllura. Ushqimet e
ngrira nuk do të ndikohen nëse ndërprerja e
energjisë zgjat më pak se deklarata 'Koha e
Ruajtjes nga Ndërprerja' (orë) e përmendur në
fletëpalosjen e Të Dhënave Teknike. Nëse
ndërprerja e energjisë zgjat më shumë, kontrolloni
ushqimet dhe konsumojini menjëherë.
Gjithashtu mund t'i gatuani ushqimet e shkrira dhe
t'i ngrini përsëri.
3- Drita e brendshme nuk punon.
Kontrolloni energjinë!
Kontrolloni instlaimin e llambës! Hiqeni kabllin e
energjisë para se të kontrolloni llambën.
(Shiko gjithashtu pjesën 'Ndërrimi i dritës të
brendshme')
4- Ka një alarm për temperaturë të lartë
Nëse temperatura reale e ngrirësit
është e ngrohtë atëherë ndizet ikona e alarmit në
ekran (Fig. 2/12). Ikona e alarmit fiket kur
temperatura reale e ngrirësit ftohet.
Alarmi i temperaturës të lartë mund të shfaqet në
situatat e mëposhtme.
a) Vendosje e ushqimeve të ngrohta
b) Ajër i ngrohtë në pjesën e ngrirësit
c) Dera e ngrirësit është lënë hapur për kohë të
gjatë
Nëse alarmi i temperaturës të lartë qëndron i
ndezur për më shumë se 24 orë atëherë
kontaktoni me kujdesin ndaj klientit.
Alarmi i temperaturës të lartë nuk është aktiv në
24 orët e para pasi lidhni pajisjen me energjinë.
Udhëzime për përdorim
5- Ka mesazhe gabimi dhe alarm
Në rast të ndonjë defekti në lidhjet e pajisjes,
ikona e alarmit në ekran (Fig. 2/12) fillon të
pulsojë së bashku me mesazhin e gabimit
përkatës.
Në rast se shfaqet ndonjë karakter i caktuar (E0,
E3, etj.) shfaqet në ekran atëherë kontaktoni me
kujdesin ndaj klientit.
Ikona e alarmit fiket pasi të eliminohet defekti.
6- Ka defekt në temperaturën reale të
frigoriferit
Pajisja bën ftohjen duke marrë parasysh
temperaturën e vendosur të frigoriferit.
Temperatura reale e frigoriferit e treguar në ekran
do të arrijë temperaturën e caktuar të rregulluar të
frigoriferit kur paketimet brenda të jenë të ftohta
mjaftueshëm.
Mund të ketë disa luhatje në temperaturën reale të
frigoriferit të treguar në ekran për shkak se;
a) Dera e frigoriferit hapet/mbyllet shpesh
b) Futen pako të ngrohta brenda
c) dera e frigoriferit lihet hapur për kohë të gjatë
7- Defekte të tjera të mundshme
Jo çdo defekt është rast për kujdesin ndaj klientit.
Shumë shpesh, mund ta zgjidhni me lehtësi
problemin pa kërkuar shërbim.
Para se të kërkoni shërbim, ju lutem kontrolloni
nëse defekti është shkaktuar nga një gabim
punimi. Nëse është kështu dhe është kërkuar një
shërbim, tarifa e shërbimit do të tarifohet edhe
nëse pajisja është nën garanci.
Nëse problemi vazhdon ju lutem kontaktoni
shitësin ose kujdesin ndaj klientit.
Ju lutem të keni modelin dhe numrin e serisë kur
telefononi. Etiketa e vlerave ndodhet brenda.
83