Ndezja/Fikja
Për të ndezur televizorin
Lidhni kordonin elektrik me 220-240V AC, 50 Hz.
Për të ndezur televizorin nga modaliteti në gatishmëri:
-Në gatishmëri, Programi +/-"
• Shtypni butonin "
ose një buton numerik në telekomandë.
• Shtypni pak butonin e funksionit në anë deri sa
televizori të ndizet nga gjendja në gatishmëri.
Për të fikur televizorin
Shtypni butonin "
shtypni çelësin e funksionit në anë deri sa televizori
të kalojë në modalitetin në pritje.
Për ta fikur plotësisht televizorin, hiqni kordonin
elektrik nga priza e rrjetit elektrik.
Shënim: Kur televizori kalon në modalitetin në gatishmëri,
sinjali LED i gatishmërisë mund të vezullojë për të treguar
që karakteristika si Kërkim në gatishmëri, Shkarkim Mbi Ajër
ose Kohëmatësi janë aktive. LED mund të pulsojë edhe kur
e ndizni televizorin nga modaliteti në pritje.
Instalimi për herë të parë
Kur ndizet për herë të parë, do të shfaqet menuja
"zgjedhja e gjuhës". Zgjidhni gjuhën e dëshiruar dhe
shtypni OK.
Në ekranin tjetër, caktoni preferencat tuaj duke
përdorur butonat e drejtimit.
Shënime: Në varësi të Shtetit të zgjedhur, në këtë moment
mund t'ju kërkohet të caktoni dhe të konfirmoni një kod PIN.
Kodi PIN i zgjedhur nuk mund të jetë 0000. Do të duhet ta
vendosni kodin nëse më vonë kërkohet të futni kodin PIN për
veprimet e menusë.
Tipi i operatorit M7(*) do të përcaktohet sipas zgjedhjes së
Gjuhës dhe Shtetit që keni bërë në Instalimin për herë
të parë.
(*) M7 është një ofrues shërbimi satelitor dixhital.
Mbi zgjedhjen e tipit të transmetimit
Antena dixhitale: Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit
të transmetimeve të Antena Dixhitale, televizori do
të kërkojë për transmetime dixhitale tokësore pas
përfundimit të parametrave të tjerë fillestarë.
Kabllo Dixhitale: Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit
të transmetimeve të Kabllos Dixhitale, televizori do
të kërkojë për transmetime dixhitale tokësore pas
përfundimit të parametrave të tjerë fillestarë. Sipas
preferencave të tjera, mund të shfaqet një mesazh
konfirmimi para nisjes së kërkimit. Zgjidhni PO dhe
shtypni OK për të vazhduar. Për të anuluar veprimin,
zgjidhni JO dhe shtypni OK. Mund të zgjidhni Rrjeti
ose të caktoni vlerat si Frekuenca, ID-ja e rrjetit dhe
Hapi i kërkimit. Kur të përfundoni, shtypni butonin
OK.
Shënim: Kohëzgjatja e kërkimit do të ndryshojë në varësi të
Hapit të zgjedhur të Kërkimit.
- Në gatishmëri" në pult ose
Sateliti: Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit të
transmetimeve të Satelitit, televizori do të kërkojë
për transmetime dixhitale satelitore pas përfundimit
të parametrave të tjerë fillestarë. Para kryerjes së
kërkimit satelitor duhet të caktohen disa parametra.
Para se të fillojë kërkimi satelitor, do të shfaqet një
menu ku mund të zgjidhni që të filloni një instalim
të operatorit M7 ose instalim standard. Për të
nisur një instalim të operatorit M7, caktoni Tipin e
instalimit si Operator dhe Operatorin satelitor si
operatorin përkatës M7. Më pas theksoni opsionin
Skanimi i preferuar dhe caktojeni si Skanimi
automatik i kanaleve dhe shtypni OK për të nisur
kërkimin automatik. Këto opsione mund të zgjidhen
paraprakisht në varësi të zgjedhjeve të Gjuhës dhe
Shtetit që keni bërë në hapat e mëparshëm të procesit
të instalimit për herë të parë. Mund t'ju kërkohet që të
zgjidhni listën e kanaleve HD/SD ose listën e kanaleve
specifike të shtetit sipas llojit të operatorit të M7.
Zgjidhni një prej tyre dhe shtypni OK për të vazhduar.
Prisni deri sa të përfundojë skanimi. Tani lista është
instaluar.
Kur kryeni instalimin e operatorit M7, nëse dëshironi të
përdorni parametra të instalimit satelitor që ndryshojnë
nga parametrat e parazgjedhur, zgjidhni opsionin
Skanimi i preferuar si Skanimi manual i kërkimeve
dhe shtypni butonin OK për të vazhduar. Më pas do
të shfaqet menyja Lloji i antenës.
Për të kërkuar për kanale satelitore të ndryshme
nga kanalet M7 duhet të filloni një instalim standard.
Zgjidhni Llojin e instalimit si Standard dhe shtypni
butonin OK për të vazhduar. Më pas do të shfaqet
menyja Lloji i antenës.
Ka tre lloje të zgjedhjes së antenës. Ju mund të
zgjidhni Llojin e antenës si Direkt, Kabllo satelitore
njëshe ose si Çelësin DiSEqC duke përdorur butonat
" " ose " ".
• Direkt: Nëse keni një dekoder të vetëm dhe
një antenë satelitore direkte, zgjidhni këtë lloj të
antenës. Shtypni butonin OK për të vazhduar.
Zgjidhni një satelit të disponueshëm në ekranin
tjetër dhe shtypni OK për të skanuar për shërbimet.
• Kablloja satelitore njëshe: Nëse keni shumë
marrës dhe një sistem me kabllo njëshe satelitore,
zgjidhni këtë lloj të antenës. Shtypni butonin OK për
të vazhduar. Konfiguroni parametrat duke ndjekur
udhëzimet në ekranin tjetër. Shtypni OK për të
skanuar për shërbime.
• Çelësi DiSEqC: Nëse keni shumë marrës dhe një
çelës DiSEqC, zgjidhni këtë lloj të antenës. Shtypni
butonin OK për të vazhduar. Ju mund të përcaktoni
katër opsione DiSEqC (nëse janë të disponueshme)
në ekranin tjetër. Shtypni butonin OK për të skanuar
satelitin e parë në listë.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Shqip - 9 -