Montimi i thikës korrëse:
Për montimin përdoret një tako druri (1)
për ta mbajtur thikën korrëse (2) që të mos
lëvizë.
Gjuhëzat në anën e poshtme të
thikës korrëse parandalojnë
montimin e gabuar.
● Mbusheni vidën e thikës (3) me
Loctite 243.
● Vendoseni thikën korrëse (2) me
mbajtësen e thikës (5) duke i vënë
buzët e saj të përkulura lart në drejtimin
sipër.
● Vendosni rondelën e sigurisë (4) dhe
mbërthejeni me vidën e thikës (3) me
një forcë shtrëngimi 60 - 65 Nm.
Rrezik lëndimi!
Forca e shtrëngimit e treguar për
vidën e thikës duhet zbatuar me
çdo kusht.
Rondela e sigurisë (4) duhet
vendosur e re në çdo montim të
thikës.
Vida e thikës (3) duhet vendosur e
re në çdo ndërrim të thikës.
11.6 Magazinimi (gjatë pushimit
dimëror)
Kur nuk do ta përdorni pajisjen për kohë të
gjatë (në pushim dimëror) mbani parasysh
pikat e mëposhtme:
● Pastroni me kujdes të gjitha pjesët e
jashtme të pajisjes.
● Lyeni mirë me vaj ose me graso të
gjitha pjesët e lëvizshme.
● Zbrazni rezervuarin e karburantit dhe
karburatorin (p.sh. duke e lënë në punë
bosh).
0478 111 9828 B - SQ
● Lironi kandelat (shikoni udhëzimet e
përdorimit të motorit me djegie të
brendshme) dhe hidhni brenda në
motorin me djegie të brendshme rreth
3 cm³ vaj motori nëpërmjet vrimës së
kandelës. Rrotullojeni disa herë motorin
me djegie të brendshme pa kandelë
(duke tërhequr litarin e ndezjes).
Rrezik zjarri!
Për shkak të rrezikut të shkarkimit,
mbajeni larg prizën e kandelave
nga vrima e kandelave.
● Vidhoseni përsëri kandelën (shikoni
udhëzimet e përdorimit të motorit me
djegie të brendshme).
● Kryeni ndërrimin e vajit (shikoni
udhëzimet e përdorimit të motorit me
djegie të brendshme).
● Vendoseni pajisjen për ruajtje në një
vend të thatë, të mbyllur dhe pa pluhur.
Sigurohuni që ajo të ndodhet në një
vend ku nuk arrihet nga fëmijët.
12. Transporti
12.1 Transporti
Rrezik lëndimi!
Përpara transportit, shikoni
kapitullin "Për sigurinë tuaj". (
Mbajeni peshë pajisjen vetëm me
ndihmën e një personi tjetër. Në
këtë rast duhet të vishni gjithmonë
veshje sigurie (këpucë sigurie,
doreza të forta).
Përpara ngritjes ose transportit,
hiqni prizën e kandelave.
Ngritja ose mbajtja e pajisjes:
● Ngrijeni ose mbajeni pajisjen duke e
kapur vetëm në pikën e mbajtjes (1)
dhe në pjesën e sipërme të timonit (2)
ose, nëse pjesa e sipërme e timonit
është e palosur, në të dyja pjesët e
poshtme të timonit (3) (shikoni figurën
A).
Transportimi i pajisjes:
Rrezik lëndimi!
Lidheni pajisjen me litar vetëm kur
ajo qëndron e mbështetur mbi të
katër rrotat. Në këtë pozicion thika
korrëse nuk është e lirë dhe as nuk
mund të derdhet vaj motori ose
karburant (shikoni figurën B).
Në rastin e transportimit mbi një sipërfaqe
të sheshtë ngarkimi (rimorkio, makinë etj.),
sigurojeni pajisjen ndaj rrëshqitjes me
mjete mbërthyese të përshtatshme dhe
me dimensionet e duhura. Shtrëngojini
litarët ose rripat në pikat e mëposhtme:
– Rrota e përparme, rrota e pasme
– Pjesët e poshtme e timonit
13. Minimizimi i konsumimit
dhe shmangia e dëmeve
Këshilla të rëndësishme për
16
mirëmbajtjen dhe kujdesin për grupin e
produkteve
4.)
Korrëse bari me benzinë
Firma VIKING hedh poshtë çdo
përgjegjësi për dëme materiale ose lëndim
personi, të cilat shkaktohen si rezultat i
mosrespektimit të këshillave në udhëzimet
e përdorimit, në veçanti lidhur me sigurinë,
përdorimin dhe mirëmbajtjen ose që lindin
si rezultat i përdorimit të pjesëve të
këmbimit ose i pjesëve shtesë, të cilat nuk
lejohen.
339