SQ
Kërkesat elektrike
Para se ta vendosni spinën në prizën në mur
sigurohuni që tensioni dhe frekuenca e treguar në
etiketën e vlerave të përkasë me atë të rrjetit tuaj
elektrik. Rekomandojmë që kjo pajisje të lidhet
me energjinë elektrike me një prizë të
përshtatshme me çelës dhe siguresë në një
pozicion që arrihet me lehtësi.
Paralajmërim! Kjo pajisje duhet të jetë e
tokëzuar.
Riparimet në pajisjen elektrike duhet të bëhen
vetëm nga një teknik i kualifikuar. Riparimet e
gabuara të bëra nga një person i pa kualifikuar
mbartin rreziqe që mund të kenë pasoja kritike
për përdoruesin e pajisjes.
KUJDES!
Kjo pajisje punon me R600a i cili është një gaz i
padëmshëm për mjedisin por i djegshëm. Gjatë
transportit dhe fiksimit të produktit, duhet të tregohet
kujdes të mos dëmtohet sistemi i ftohjes. Nëse
sistemi i ftohjes është dëmtuar dhe ka rrjedhje gazi
nga sistemi, mbajeni produktin larg nga burimet e
flakëve dhe ajroseni dhomën për njëfarë kohe.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni pajisje
mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni aparate
elektrike brenda vendeve të pajisjes për mbajtjen
e ushqimeve të parekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Nëse kablli i energjisë është
dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi,
agjenti i tij i shërbimit ose persona të ngjashëm të
kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Udhëzime transporti
1. Pajisja duhet të transportohet vetëm në
pozicion vertikal në këmbë. Ambalazhi duhet të
jetë i paprekur gjatë transportit.
2. Nëse gjatë transportit pajisja është pozicionuar
horizontalisht, nuk duhet të vihet në punë për të
paktën 4 orë që ta lini sistemin të rregullohet.
3. Mos ndjekja e udhëzimeve të mësipërme
mund të çojë në dëmtime të pajisjes, për të cilat
prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës.
4. Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu,
lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.
E rëndësishme!
• Duhet të tregohet kujdes kur
pastroni/transportoni pajisjen që të mos prekni
fundin e lidhjeve metalike të kondensatorit në
pjesën e pasme të pajisjes pasi kjo mund të
shkaktojë lëndime në gishta dhe duar.
Udhëzime për përdorimin
• Mos u mundoni të uleni ose hipni sipër pajisjes pasi
nuk është bërë për përdorim të tillë. Mund të lëndoni
veten ose të dëmtoni pajisjen. Sigurohuni që kablli i
energjisë të mos bllokohet poshtë pajisjes gjatë dhe
pas lëvizjes pasi kjo mund të dëmtojë kabllin.
• Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen ose të
ngacmojnë kontrollet.
Udhëzime instalimi
1. Mos e mbani pajisjen në një dhomë ku
temperatura ka mundësi të bjerë nën 10 gradë C
(50 gradë F) natën dhe/ose veçanërisht në dimër
pasi është bërë që të punojë në temperatura
ambiendi midis +10 dhe +38 gradë C (50 dhe 100
gradë F). Në temperatura më të ulëta pajisja
mund të mos punojë duke çuar në ulje të
jetëgjatësisë të ruajtjes të ushqimit.
2. Mos e vendosni pajisjen pranë sobave ose
radiatorëve ose në dritën direkte të diellit pasi kjo
do të shkaktojë një sforcim shtesë në funksionet e
pajisjes. Nëse instalohet pranë një burimi
nxehtësie ose ngrirësi tjetër, ruani hapësirat
minimale të mëposhtme:
Nga Sobat
Nga Radiatorët 300 mm
Nga Ngrirësit
3. Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme
rrotull pajisjes për të garantuar qarkullim të lirë të
ajrit (Artikulli 2).
• Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa
frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis
frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
4. Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe të
lëmuar. Dy këmbët e para mund të rregullohen
sipas nevojës. Për të garantuar që pajisja juaj të
qëndrojë drejt në këmbë rregulloni dy këmbët e
para duke i rrotulluar në drejtim orar ose anti-orar,
derisa produkti të jetë pa lëvizur në kontakt me
dyshemenë. Rregullimi i mirë i këmbëve shmang
dridhjet dhe zhurmën (Artikulli 4).
5. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për ta
përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
Njihuni me pajisjen tuaj
1 - Termostati dhe kutia e llambës
2 - Raftet e rregullueshme të kabinetit
3 - Kolektori i ujit
4 - Kapaku i krisperit
5 - Krisperët
6 - Pjesa për ngrirjen e shpejtë
7 - Mbajtësia e tabakasë të akullit & tabakaja e akullit
8 - Ndarja për mbajtjen e ushqimeve të ngrira
9 - Këmbë e rregullueshme
10 - Raft për vazo
11 - Raft për shishe
26
30 mm
25 mm
(Artikulli 1)