Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DKT360 Betriebsanleitung Seite 83

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DKT360:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 66
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Për përdoruesit në Evropë:
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë
marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen nga fëmijët, përveç nëse janë më të
mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve të moshës nën
8 vjeç.
Pajisjet mund të përdoren nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që
u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Për përdoruesit në zona ndryshe nga Evropa:
Kjo pajisje nuk është prodhuar për t'u përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e kësaj pajisjeje nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
Shihni kapitullin "MIRËMBAJTJA" për detajet e duhura të masave të kujdesit gjatë mirëmbajtjes nga
përdoruesi.
Shihni kapitullin "SPECIFIKIMET" për referencën e llojit të baterisë.
Shihni seksionin "Instalimi apo heqja e kutisë së baterisë" për mënyrën e heqjes apo të instalimit të
baterisë.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
lokale rreth hedhjes së baterisë.
Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë.
Kjo pajisje synohet për përdorime shtëpiake dhe të ngjashme, si:
zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra dhe mjedise të tjera pune;
shtëpitë e fermave;
nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera të banimit;
mjedise me fjetje dhe mëngjes.
Për t'u mbrojtur kundër zjarrit, elektroshokut, mos e zhytni pajisjen dhe baterinë në ujë ose në ndonjë
lëng tjetër.
Mos e tejmbushni me ujë aparatin. Uji i zier mund të derdhet dhe të shkaktojë djegie.
PARALAJMËRIM: Mos e hiqni kapakun ndërsa uji është duke vluar.
Është një aparat me bateri, bateria karikohet jashtë pajisjes.
Bateritë e karikueshme duhet të hiqen nga pajisja para se të karikohen.
Bateritë duhet të futen me polaritetin e duhur.
Bateritë e konsumuara duhet të hiqen nga pajisja dhe të hidhen në mënyrë të sigurt.
Shmangni derdhjen e ndonjë lëngu në kontaktet e ushqimit elektrik apo të baterive.
Ky aparat është ibrik uji për vlimin e ujit dhe ka gjasa lëndimi nga keqpërdorimi.
83 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dkt360z

Inhaltsverzeichnis