Pastrimi i ventilatorit
KUJDES:
Sigurohuni që ventilatori të jetë
i fikur nga furnizimi i rrjetit përpara se të hiqni
mbrojtësen.
Kur pastroni pjesën e brendshme të një kapaku
ventilatori, lironi vidat përpara kapakut të ventilatorit dhe
hiqni kapakun e ventilatorit.
► Fig.13: 1. Vida
► Fig.14: 1. Kapaku i ventilatorit
Fshini ventilatorin dhe kapakun e ventilatorit duke
përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që kapaku i
ventilatorit të jetë vendosur përpara përdorimit.
KUJDES:
Vendoseni mirë kapakun e
ventilatorit. Nëse kapaku i ventilatorit është i
vendosur përgjysmë ose gabim, mund të bjerë dhe të
rezultojë në lëndim të personit ose dëmtim të pajisjes.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e një ngarkese të
tepërt në kapakun e ventilatorit. Kjo mund të sjellë
prishje.
Magazinimi
Për të parandaluar zjarrin ose djegien, lëreni pajisjen
të ftohet plotësisht përpara se ta magazinoni. Mos e
magazinoni baterinë e shkarkuar për periudha të gjata,
sepse kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me pajisjen Makita të
specifikuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Karroca MAKPAC
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
171 SHQIP