Informacionet e sigurisë
Ju lutemi, lexoni me kujdes të gjitha informacionet e
sigurisë përpara se të përdorni pajisjen për të garantuar
funksionimin e saj të sigurt dhe të duhur dhe për të
mësuar se si ta hidhni pajisjen siç duhet.
Përdorimi dhe siguria
•
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të
dëgjimit, mos dëgjoni në nivele të larta volumi për
periudha të gjata.
•
Përdorimi i një përshtatësi energjie, karikuesi ose
baterie të pamiratuar ose të papajtueshëm mund të
dëmtojë pajisjen, të shkurtojë jetëgjatësinë e saj ose
të shkaktojë zjarr, shpërthim ose rreziqe të tjera.
•
Temperaturat ideale të përdorimit janë 0°C deri 35°C.
Temperaturat ideale të ruajtjes janë -20°C deri +45°C.
•
Prodhuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që
të mbahet një distancë minimale prej 15 cm ndërmjet
një pajisjeje dhe një stimuluesi kardiak, për të mos
lejuar interferencat e mundshme te stimuluesi
kardiak. Nëse përdorni stimulues kardiak, mbajeni
pajisjen në anën përballë stimuluesit kardiak dhe
mos e mbani në xhepin e përparmë.
•
Mbajeni pajisjen dhe baterinë larg nxehtësisë së
tepërt dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Mos i
vendosni mbi ose në pajisje ngrohëse, si furrat me
mikrovalë, sobat ose radiatorët.
•
Gjatë përdorimit të pajisjes respektoni ligjet dhe
rregulloret vendore. Për të reduktuar rrezikun e
aksidenteve, mos e përdorni pajisjen me valë gjatë
drejtimit të automjetit.
•
Gjatë fluturimit me avion ose menjëherë përpara se
të hipni në avion, përdoreni pajisjen tuaj vetëm sipas
udhëzimeve të dhëna. Përdorimi i një pajisjeje me
valë në një avion mund të ndërpresë rrjetet me valë,
të paraqesë rrezik për funksionimin e avionit ose të
jetë i paligjshëm.
•
Për të shmangur dëmtimin e qarkut të brendshëm të
pajisjes ose karikuesit, mos e përdorni pajisjen në një
vend me pluhur, të lagësht ose të ndotur ose pranë
një fushe magnetike.
169