Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CV100D Betriebsanleitung Seite 103

Akku-thermojacke
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CV100D:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 11
SPECIFIKIMET
Modeli
Hapat për rregullimin e temperaturës
Materiali
Foleja USB e furnizimit me energji
Koha e përdorimit (orë)
Tensioni nominal (V)
Kutia e baterisë
• Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet e përmendura këtu mund të ndryshojnë
pa njoftim paraprak.
• Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
• Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit të baterisë dhe të kushteve të përdorimit.
PËRSHKRIMI I PUNËS
Veprimi i çelësit
Për të ndezur jelekun, shtypni dhe mbani butonin e
ndezjes (rreth 1,5 sekonda). Për ta fikur, shtypni dhe
mbani sërish butonin e ndezjes.
Rregullimi i temperaturës
Ka tre cilësime temperature (e lartë, mesatare, e ulët).
Tre drita LED nënkuptojnë që temperatura është caktuar
në "e lartë", dy drita LED "mesatare" dhe një dritë LED "e
ulët".
Kur e ndizni jelekun, temperatura caktohet në "e lartë".
Secila shtypje e butonit të ndezjes kalon përmes
cilësimeve të temperaturës së jelekut.
MONTIMI
KUJDES:
• Mbani fort mbajtësen e baterisë dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e mbajtëses së baterisë dhe e kutisë
së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart
dhe të shkaktojë dëmtim të mbajtëses së baterisë dhe
të kutisë së baterisë, si edhe lëndim personal.
Montimi ose heqja e kutisë së baterisë
nga mbajtësja e baterisë (Fig. 2)
për CV100D
Për të montuar kutinë e baterisë (5), mbajeni në mënyrë
të tillë që pjesa e përparme e kutisë së baterisë të hyjë në
vrimën e mbajtëses së baterisë dhe të rrëshqasë në vend.
Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në
vend.
Futeni gjithmonë deri në fund kutinë e baterisë derisa të
bllokohet në vend. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga mbajtësja e baterisë duke ju lënduar ju
ose personat pranë.
CV100D
Me bateri BL1013
E ulët
RRETH 4,5
Mesatare
RRETH 2,5
E lartë
RRETH 1,5
10,8
BL1013
Najlon 100% (pjesa e jashtme dhe ajo e brendshme),
poliestër 100% (vrima e mëngës dhe mbushja)
Me bateri BL1450
RRETH 18
RRETH 10
RRETH 5,5
BL1415, BL1415N,
BL1430, BL1440,
BL1450
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn me lehtësi, nuk po e futni siç duhet.
Për të hequr kutinë e baterisë, tërhiqeni nga mbajtësja e
baterisë ndërkohë që shtypni butonat (6) në të dyja anët e
kutisë.
për DCV200
Për të vendosur kutinë e baterisë (7) bashkoni gjuhëzën e
kutisë së baterisë me kanalin në mbajtësen e baterisë dhe
rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë
dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq (8)
në anën e sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar
plotësisht.
Vendoseni gjithmonë kutinë e baterisë plotësisht, derisa
treguesi i kuq të mos shihet. Në të kundërt, ajo mund të
bjerë aksidentalisht nga mbajtësja e baterisë duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse kutia
nuk hyn me lehtësi, nuk po e futni siç duhet.
Për ta hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga mbajtësja e
baterisë ndërkohë që rrëshqisni butonin (9) në pjesën e
përparme të kutisë.
Montimi i mbajtëses së baterisë në
jelekun me ngrohje
për CV100D (Fig. 3)
Bashkoni mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të
jelekut. Vendoseni mbajtësen e baterisë në xhepin e
mbajtëses së baterisë.
për DCV200 (Fig. 4)
Mund ta varni mbajtësen e baterisë në rrip.
Fillimisht kaloni kabllon elektrike të jelekut në vrimën
brenda xhepit të mbajtëses së baterisë dhe lidhni
mbajtësen e baterisë me kabllon elektrike të jelekut. Më
pas, vareni mbajtësen e baterisë në rrip.
DCV200
3
DC 5 V, 2,1 A
Me bateri BL1850
RRETH 28
RRETH 16
RRETH 8
14,4
BL1815, BL1815N,
BL1820, BL1830,
BL1840, BL1850
18
103

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dcv200Dcv200zmDcv200zxlDcv200zl

Inhaltsverzeichnis