Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR203 Bedienungsanleitung Seite 87

Kabelloser lautsprecher
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR203:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 65
● Bateritë 10,8V-12Vmaks.
Llambat treguese
E ndezur
E fikur
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të temperaturës
së ambientit, treguesi mund të ndryshojë paksa nga
kapaciteti aktual.
Përdorimi i përshtatësit të dhënë të
rrymës AC
Hiqni mbrojtësen prej gome dhe futeni fishën e
përshtatësit në folenë DC në anën e djathtë të
altoparlantit. Futeni përshtatësin në një dalje standarde
prize. Sa herë që përdoret përshtatësi, paketa e baterisë
shkëputet automatikisht.
KUJDES:
● Gjithmonë shkëputeni plotësisht përshtatësin
e rrymës përpara se të lëvizni altoparlantin.
Nëse përshtatësi AC nuk është hequr, mund të
shkaktojë goditje elektrike.
● Asnjëherë mos tërhiqni dhe/ose zvarrisni
kordonin e përshtatësit. Në të kundërt,
altoparlanti mund të bjerë aksidentalisht, duke ju
lënduar juve ose personin pranë jush.
E RËNDËSISHME:
● Përshtatësi i rrymës përdoret si mjeti i lidhjes së
altoparlantit me furnizimin me rrymë. Priza e rrymës
e përdorur për altoparlantin duhet të mbetet e
aksesueshme gjatë përdorimit normal.
● Për ta shkëputur altoparlantin, përshtatësi i rrymës
duhet të hiqet krejtësisht nga priza e rrjetit.
● Përdorini vetëm përshtatësin e rrymës AC që keni
marrë me produktin ose të specifikuar nga Makita.
● Mos e mbani kabllon e furnizimit me energji dhe
spinën me gojë. Duke vepruar kështu mund të
shkaktoni goditje elektrike.
● Mos e prekni prizën e rrymës me duar të lagura ose
me yndyrë.
● Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë
rrezikun e goditjes elektrike. Nëse kordoni është i
dëmtuar, kërkoni që ta zëvendësojë atë qendra jonë
e autorizuar e shërbimit për të shmangur ndonjë
rrezik ndaj sigurisë. Mos e përdorni atë para riparimit.
● Pas përdorimit, gjithmonë ruajeni përshtatësin e
rrymës AC në një vend ku nuk arrihet nga fëmijët.
Kapaciteti i mbetur
i baterisë
Pulsuese
75% ~ 100%
50% ~ 75%
25% ~ 50%
0% ~ 25%
Nëse fëmijët luajnë me kordonin, ata mund të
lëndohen.
Foleja USB e furnizimit me energji
Kjo fole mund të përdoret për të karikuar një telefon
celular ose ndonjë pajisje tjetër që përdor më pak
se 2,1A rrymë DC. Karikimi do të ndodhë vetëm kur
altoparlanti është i ndezur.
Shënim:
Sigurohuni që specifikimi i pajisjes së jashtme si
p.sh. celular ose lexues të jetë i përputhshëm me
altoparlantin. Lexoni manualin e përdorimit të pajisjes së
jashtme përpara karikimit.
E RËNDËSISHME:
● Përpara se të lidhni pajisjen USB me karikuesin,
gjithmonë rezervoni të dhënat tuaja në pajisjen USB.
Ndryshe, të dhënat ka mundësi të humbasin.
● Karikuesi mund të mos i furnizojë me rrymë disa
pajisje USB.
● Kur nuk e përdorni apo pas karikimit, hiqeni kabllon e
USB-së dhe mbyllni kapakun.
● Mos e lidhni burimin e rrymës me portën e USB-
së. Ndryshe, ka rrezik zjarri. Porta e USB-së është
prodhuar për t'u përdorur vetëm për karikimin e
pajisjeve me tension të ulët. Gjithmonë vendoseni
kapakun në portën e USB-së kur nuk karikoni pajisje
me tension të ulët.
● Mos fusni brenda portës së furnizimit të USB-së me
energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe, qarku i shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
● Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
DËGJIMI I MUZIKËS
PËRMES TRANSMETIMIT
ME BLUETOOTH
Duhet ta çiftoni pajisjen me Bluetooth me altoparlantin
përpara se të mund të lidheni automatikisht për të
luajtur/transmetuar muzikë me Bluetooth përmes
altoparlantit. Çiftimi krijon një "lidhje" në mënyrë që të
dyja pajisjet të mund ta njohin njëra-tjetrën.
Shënim:
Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat
e volumit në pajisjen tuaj Bluetooth dhe më pas të
rregulloni volumin në altoparlant siç kërkohet.
Çiftimi i pajisjes me Bluetooth për
herë të parë
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur
altoparlantin. Në ekran do të shfaqet "Pairing"
(Po çiftohet) për të treguar se altoparlanti është i
zbulueshëm.
87 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis